E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjilan, rrënohen disa objekte në pronën komunale

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 17:30

Drejtoria e Inspeksionit, përkatësisht sektori i Ndërtimit në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dhe me njësitin e KEK-ut, ka rrënuar sot disa objekte të ndërtuara në pronën komunale në Gjilan, të cilat nuk posedonin leje ndërtimi.

Shefi i Sektorit të Ndërtimit në Drejtorinë e Inspeksionit, Valon Shefkiu, ka thënë se rrënimi i këtyre garazheve dhe lokaleve në qendër të qytetit është bërë pasi një gjë të tillë nuk e kishin bërë vetë pronarët, edhe pse iu ishte kërkuar. Ai tha se pasi nuk është ndërmarr asgjë nga pronarët për largimin e tyre, Inspeksioni përkatësisht sektori i ndërtimit ka vepruar sipas ligjit dhe konform rregullave në fuqi.

“Pas njoftimit që është bërë, më datën 23.05.2011 pronarëve për lirimin e këtyre hapësirave publike nga garazhet dhe lokalet në qendër të qytetit dhe të ndërtuara pa lejen e Komunës ne në bazë të vendimit të Kuvendit të Komunës përkatësisht sektori i ndërtimit sot ka organizuar aksioni dhe ka filluar largimin e tyre. Janë gjithsejtë 7 garazhe dhe disa lokale, njëri nga pronarët ka filluar sot herët në mëngjes ta largoj vet lokalin e montuar në këtë hapësirë. Disa nga pronarët e tjerë kanë reaguar si gjithherë, mirëpo ne jemi të vendosur që edhe pas reagimit, vendimin e Komunës ta respektojmë”, tha mes tjerash Shefkiu, njofton Zyra e Informimit e Komunës së Gjilanit.

Shefiku është zotuar se do t’i rrënojë të gjitha objektet e ndërtuara, që janë pa dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim, qofshin ato në hapësira publike apo private. “Tani jemi pajisur me mekanizëm dhe me ekzekutues dhe punët do t’i vazhdojmë në gjithë hapësirën e Komunës”.

Përderisa njëri nga pronarët e lokaleve filloi çmontimin e lokalit të tij, disa të tjerë kërcënonin dhe ishin të pakënaqur por disa të tjerë arsyetoheshin me mos informimin e duhur, njofton përgjegjësi i Zyrës për Informim, Shefik Surdulli.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›