E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarin e Vitisë e heqin nga partia

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 18:50

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Viti ka shkarkuar nga pozita e sekretarit të Degës kryetarin aktual të Komunës, Nexhmedin Arifi.

Këtë vendim të kryesisë e bëri të njohur të enjten, në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, kryetari i Degës së PDK-së, Daut Xhemajli, i cili njëherësh është edhe zëvendësministër i Drejtësisë.

Shkarkimi i kryetarit të Komunës, Arifi, nga pozita e sekretarit të partisë është bërë në kohën kur Arifi është në udhëtim zyrtar në Irlandë.

Kryetari i Degës së PDK-së, Xhemajli, duke arsyetuar vendimin e kryesisë për shkarkim, tha se kështu është vendosur në mbledhjen e jashtëzakonshme, si pasojë e zhvillimeve brenda partisë që nga zgjedhjet e fundit lokale, e të cilat nuk ishin bërë publike.

Sipas tij, mospajtimet me kryetarin e Komunës partia ka dashur t’i zgjidhë brenda strukturave të saj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›