Nënë e bir mbyten në lum në Itali

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 18:41
Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen Zeneli në Bergamo të Italisë. Mejreme Zeneli (34 vjeç) dhe djali i saj Ermali (12 vjeç) janë mbytur në lumin Oglio, në rajonin e Bergamos.
“Kam humbur gruan dhe djalin përnëjherë. Kjo është një fatkeqësi që nuk mund të përshkruhet”, ka thënë Behgjet Zeneli, murator. Ai dhe familja e tij nga Skënderaj kishin pak kohë që kishin nisur një jetë të re ne Itali.
Trupat e pajetë të Mejremes dhe Ermalit janë nisur për në Kosovë, dhe ata do të varrosen nesër në Skënderaj. Familja ka edhe dy fëmijë të tjerë, të cilët u shpëtuan nga xhaxhai i tyre në momentin e fatkeqësisë.