Kapen në Burrel, çonin armë drejt Mitrovicës
TIRANE - Hetoheshin për trafik klandestinësh, policia zbulon trafikun e armëve dhe municioneve të kosovarëve në Burrel, me destinacion Mitrovicën.
Dy shtetas kosovarë dhe tre të tjerë nga Mati, mes të cilëve një nënoficer i Ushtrisë në një repart në Burrel, u arrestuan dje gjatë operacionit të koduar "Dungu". Naim Dungu, 42 vjeç, Shaban Sulmeta, 46 vjeç, me detyrë nënoficer në Repartin Ushtarak në Burrel, Behar Dungu, 33 vjeç, të tre nga Burreli, si dhe Arben Beka, 18 vjeç, banues në Vushtri, si dhe Ali Peci, 38 vjeç, banues në Mitrovicë janë arrestuar mbrëmjen e të hënës në qytetin e Burrelit. Pesë personat janë kapur nga oficerët e Zyrës qendrore të Antitrafikut, në qytetin e Burrelit, me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë kontrollit të kryer në mjetin "Audi", me të cilin udhëtonin me targa të Kosovës, atyre u janë bllokuar një sasi prej 6320 fishekësh të kalibrit 7.62 mm të modeleve 54 dhe 56. Burimet e policisë, thanë se të arrestuarit ishin nisur në drejtim të Tiranës, por dyshimet janë se ata do të merrnin municione të tjera në Kavajë. Prokuroria e këtij rrethi, ka nisur hetimin mbi një linjë të mundshme të trafikut të klandestinëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë për në Itali, ose një linjë tjetër e mundshme në drejtim të vendeve veriore të Ballkanit për në Perëndim. Por gjatë hetimit është zbuluar se objekti i vërtetë i trafikut nuk ishin klandestinët, por armët dhe municionet. Kjo ka bërë që hetuesit të ndryshojnë mënyrën edhe objektin e hetimit të tyre dhe të zhvendosen edhe me destinacion në një vend tjetër, në Burrel. Pas më tepër se tre muajsh hetim, policia dhe Prokuroria kanë arritur të zbardhin aktivitetin dhe të kapin në flagrancë personat e përfshirë në trafik, mes të cilëve edhe një magazinier i Ushtrisë në Burrel. Pesë të arrestuarit po mbahen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për llogari së të cilës është zhvilluar hetimi. d.b