Ndihmuan autorin, dy 15-vjeçarë në pranga
DURRES - Policia e Durrësit arreston dy minorenë të tjerë të akuzuar për dhënie ndihme të 14-vjeçarit, që ekzekutoi gjimnazistin Eltion Muça mbrëmjen e së dielës.
Pasi kanë zbërthyer të gjithë mekanizmin e ngjarjes blutë e Durrësit kanë prangosur dy 15-vjeçarët me inicialet B.C., dhe B.J., të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e përkohshme të autorit të vrasjes, Xh.H. Sipas policisë, të dy këta të mitur kanë ndihmuar ekzekutorin 14-vjeçar t’i shmanget shërbimeve të policisë duke e strehuar atë në lagjen numër 1 të qytetit. Por dëshmitarët okularë të ngjarjes zbardhën edhe drejtimin e arratisë së vrasësit dhe dy shoqëruesve të tij, duke çuar në arrestimin e tyre. Mbi dy të miturit rëndon vepra penale e përkrahjes së autorit të krimit, dosja për të cilën iu kalua për ndjekje Prokurorisë së Durrësit. Fillimisht dy minorenët e tjerë u shoqëruan në polici, ku edhe u morën në pyetje nga hetuesit për ngjarjen e rëndë. o.u