E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistet, 1 në 4 vajza do të humbë në peshë

 

Dieta të forta për të rënë në peshë, ndërsa për aktivitet fizik nuk mendojnë shumë. Kjo është mënyra me të cilën gjimnazistët përpiqen të përmirësojnë pamjen e tyre të jashtme. Madje, për shumë prej tyre “look”-u perfekt është kthyer në çështjen e ditës. Me këtë formë të investuari për veten ndihen më të vlerësuar nga bashkëmoshatarët e tyre. Instituti i Shëndetit Publik raporton shifrat, të cilat nxjerrin në pah fenomenin. Sipas studimit të fundit të kryer nga specialistët e këtij Instituti, më shumë se 26% e gjimnazisteve mendojnë se duhet të përmirësojnë pamjen e jashtme, duke hequr ca kile që, sipas tyre, janë të tepërta. Gjithçka adoleshentët e pohojnë vetë në pyetësorin e hartuar për të analizuar sjelljet e të rinjve shqiptarë. Një në katër vajza i është përgjigjur me po pyetjes nëse do të dëshironte të dobësohej, e përpos kësaj thuajse të gjitha janë shprehur se për të arritur këtë janë përpjekur të mbajnë dieta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›