E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjimnazistët, alarm në mes të detit

 

VLORE - Shënohet incidenti i parë në det në fillim të këtij sezoni turistik në Vlorë. Një grup nxënësish të shkollave të mesme të Tiranës janë gjendur në vështirësi mesditën e djeshme në det, teksa varkat pedalo që kishin marrë me qira janë tërhequr në thellësi nga rryma. Burime të policisë bënë të ditur se 6 nxënës ishin ndarë nga shokët e tyre të klasës dhe kishin marrë varkat me qëllim të bënin një shëtitje në det të hapur. Por kur kanë nisur dallgët, mësuesit që i shoqëronin ata në ekskursion janë alarmuar, duke njoftuar menjëherë policinë. Pas alarmit të mësuesve u vunë në lëvizje forcat e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Financës Italiane. Ata tërhoqën drejt bregut varkat, ndërsa nxënësit theksuan se ishin frikësuar kur kishin vënë re se ishin shumë thellë dhe se për shkak të rrymës ata nuk po i komandonin dot më varkat.                                          q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›