E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazistët, konkurs për njohjen e Europës me temë “Unë dhe Europa”

Në kuadër të Strategjisë së Komunikimit me Publikun dhe në zbatim të Protokollit të Bashkëpunimit në Procesin e Integrimit Europian ndërmjet Ministrisë së Integrimit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Integrimit ka marrë përsipër organizimin e konkursit “Unë dhe Europa”, me pjesëmarrjen e 24 shkollave të mesme nga i gjithë vendi. Konkurset do të fillojnë më 1 mars 2008 dhe do të përfundojnë në maj, gjatë Javës Europiane. Për skuadrën fituese do të organizohet një vizitë njëjavore në institucionet e BE-së në Bruksel. Ky aktivitet pritet të sjellë rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për rëndësinë e Procesit të Integrimit Europian për të ardhmen e tyre, veçanërisht në lidhje me të drejtat dhe përgjegjësitë, shanset e jetës dhe vlerat e përbashkëta europiane. Konkursi është titulluar “Unë dhe Europa” për të nënvizuar edhe një herë tjetër që Procesi i Integrimit Europian nuk mund të jetë i suksesshëm në rast se zhvillohet vetëm ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Komisionit Europian dhe as nëse trajtohet si proces vetëm teknik.

3 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›