LZHK-ja, pragu 4 për qind dhe proporcionali të jetë kombëtar
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, deklaroi ditën e djeshme gjatë një konference për shtyp se sistemi zgjedhor duhet të jetë një sistem proporcional kombëtar dhe se pragu i hyrjes në Kuvend duhet të jetë 4 për qind. Sipas Shehit, sistemi duhet të jetë kombëtar dhe jo i ndarë në rajone, ndryshe do të stimulohet ndarja e vendit për qëllime përfitimesh politike. “Reformën zgjedhore si themelin e reformave që duhet të realizohen në Shqipëri për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Aplikimit të skemave të pamoralshme e antidemokratike, të cilat e deformojnë vullnetin e qytetarëve. Reforma zgjedhore duhet të jetë një proces transparent, gjithëpërfshirës e jo përjashtues, ndërkohë që përfshirja e të gjitha forcave politike të tjera jashtë parlamentit dhe e shoqërisë civile në këtë proces do të ishte një hap drejt garancisë për zgjedhje më të mira, por do të jetë gjithashtu edhe shprehje e zgjerimit të demokracisë”, - tha Shehi.
3 Mars 2008