Gjini do të tallet me politikën

06/02/2005 Besjan Kollaku
Çfarë e bën të mbajë aq shumë “seriozitetin”, vetëm e qeshura. Besian Kollaku, djali që mori namin e minatorit dhe më pas të mësues Gjinit është rritur. Në edicionin e tretë të “Portokallisë” ai do të jetë analisti i famshëm, ku do të ironozojë, sërish në aksentin dialektor, opinionbërësit e politikës sonë.
Kur del ti në skenë të gjithë qeshin më parë, e parashikon këtë gaz që të pret pa nisur akoma rolin?
Jo, nuk më ndodh. Duke qenë se është spektakël i përjavshëm, ka mjaft lodhje dhe sigurisht stres. Shumë gjëra mund të bëhen shpejt e shpejt. Nga ana tjetër nuk parashikoj dot as surprizat që vijnë papritur në skenë, dhe në këtë rast më duhet të improvizoj. Realisht them se nuk e kam pritur ndonjëherë që publiku të qeshë përpara se unë të dal në skenë. Pikërisht kjo gjë është shumë e bukur për mua.
Ka ekzagjerime dialektore në rolin tuaj, keni marrë reagime për këtë?
Nuk kam marrë ndonjë reagim, por dua të sqaroj se nuk është puna se kam ndonjë qëllim kur flas në atë mënyrë. Thjesht ajo është e folur dialektore dhe unë i theksoj ngjyrimin. Personalisht tek roli, karakteri që kam formuar me këtë personazh përveç skenarit asaj çfarë shkruhet, rolin kryesor ose bukurinë e ka aksenti. Është pikërisht aksenti i dialektit që i jep hijeshi këtij roli, që për mua është dialektore dhe nuk është puna, që i përdor me dashje.
Çfarë profesioni do të ketë Gjini në këtë edicion?
Është po i njëjti karakter, por tani Gjini ka ardhur në rritje nga minator u bë mësues. Tani nga mësues do të jetë analist politik.
Po si analist si e ndjen veten?
Sërish do të jem të folmen dialektore. Por po e lë rolin e Gjinit mësues me pak brengë, pasi isha ambjentuar shumë mirë në rolin e mësuesit. Por megjithatë them se do të ketë të njëjtin bukuri dhe ky rol, mjafton që mua më tërheq dhe ndjehem mirë, pasi më e rëndësishmja do të eci në të njëjtën linjë.
Çfarë të tërheq tek analisti?
Tani për tani , “analisti” i përgjigjet kohës, është koherent. Duke qenë se është analist politik, normalisht merret me politikë duke iu përgjigjur debateve që shtron aktualiteti. Do të jetë njëfarë paralele me politikën që bëhet tani.
Po ashtu ky personazh, sjell një karakter koherent duke parë jetën e politikës dhe ngjarjeve që ndodhin rrotull saj. Gjini analist i pret me opinionin e tij nganjëherë dhe duke i paraprirë këtyre zhvillimeve politike.
A do të atakohet ndonjë personazh konkret nga politika, cila do të jetë masa?
Jo, por duhet të di të përdor siç thotë populli “gjella me kripë dhe kripa me karar”. Do të përqëndrohemi aty ku duhet dhe do të ruajmë limitet, caqet.
Jeni pasuruar ndopak me analizat e shtypit meqë ju dha ky rol?
Jo nuk kam lexuar lajme politike, por tani do të filloj. Megjithatë janë skenaristët ata që do të merren dhe shkruajnë skenarin për këtë rol. Jani Duri dhe Vangjel Kozma janë skenaristët, të cilët kanë qëlluar gjithnjë me tekstin e tyre, por ndihmë shumë të madhe më ka dhënë aktori Agron Llakaj, të cilin e falenderoj shumë.
A të ka rënë rasti të improvizosh?
Shumë shpesh dhe madje janë çaste shumë të bukura.
Improvizimin e ke parë si dalje nga situata apo që e ndjen ti si artist se duhet ndërhyrë?
Jo, duke qenë se kam në krah Agronin nuk e kam frikë fare publikun që është përpara. Përveç se ndodh në disa raste që duhet të dalim nga situata, kur kemi përpara në skenë diçka të re. Në këtë rast më krijohet pak nga pak ai improvizimi, derisa nuk e mbaj dot brenda që shpërthen në skenë. Dhe e quaj fat që ka pasur edhe impaktin.
Në edicionin e kaluar të “Portokallisë” shpesh jeni kapur në “flagrancë” që ju nuk e keni mbajtur të qeshurën, sa i lejohet një artisti kjo dalje jashtë kontrollit të “situatës”?
Puna është se për këtë të qeshurën ka raste që ne shpërthejmë realisht në skenë dhe nuk e mbajmë dot. Për këtë e them me bindje se në radhë të parë, fajin e ka publiku. Dhe e dyta, që është më e rëndëishmja, nëse ti shikon gjatë spektaklit aktorin që qesh, vetë ty të imponohet dyfish e qeshura. Ka pasur raste që kemi qeshur fort, sigurisht duke pasur një metër larg publikun, në një sallë prej 170 vetash të qeshurës nuk mund t’i rezitosh dot. Pastaj këto ndodhin, janë situata të tilla, improvizime dhe nuk është thjesht fakti se qeshi publiku.