Si të blësh pazar me paratë e bankës
06/02/2005 Banka Kombëtare Greke
Shuma maksimale kredisë 100 mijë euro
Afati 17 – 20 vjet
Kredi euro 10.9 për qind
Kredi dollar 9.8 për qind
Kredi lekë 16 për qind
Kolaterali Hipoteka e shtëpisë.
Banka Amerikane
Shuma kredisë 100 mijë euro
Koha kredisë 10 – 20 vjet
Intersat
10 vjet -Norma ndërkombëtare plus 6.5 për qind në vit
20 vjet- Norma ndërkombëtare plus 7.25 për qind në vit
Kolaterali – Hipoteka apartamentit
Të ardhurat mujore - 650 dollarë në muaj
BKT
Shumë 100 mië euro
Koha e kredisë 5 – 10 vjet
Kolateriali- Hipoteka e shtëpië
Interesat – Të diskutueshme
Pro Credit Bank
Shumë 20 mijë euro
Afati maksimal 10 vjet
Interat kësti mujor
në euro rreth 450 euro
Në lekë rreth 40.300 lekë
Kolaterali – Hipoteka e shtëpisë
Një shtëpi sot në tregun e banesave është eikuvalenti i 30 mijë eurove për të cilat duhet të punosh gjithë jetën për ti siguruar. Kjo është vlera më e vogël por në rast se pretenon për një shtëpi komode, duhet të paguash në xhepin e ndërtuesit dhe 60 apo 100 mijë euro. Propabiliteti që klientët ti kenë bashkë këto para po bëhet gjithnjë e më i vogël. Nga ana tjetër rritet nga vit në vit, mundësia për të blerë shtëpinë me parat e bankës. Por nga njëra bankë në tjetrën, ndryshojnë kushtet, afatet dhe intersat, edhe pse në këtë pikë duket sikur pjesa më e madhe e bankave janë njëlloj. Gjithsesi të intersuarit për të blerë një shtëpi,mund të navigojnë në dy tregje, në atë të banesave dhe të bankave. Firmat e mëdha të ndërtimit, e kanë hapur vetë rrrgën e berje me këst, nisur dhe nga vlerat e larta të shtëpive. Kështu një firmë është e lidhur me bankën dhe i drejton klientët e saja në dyert e bankës për të parë mundësinë e një kredie. Aktualisht për të qënë i denjë për të marrë një kredi, duket të kesh të ardhura mujore të mjaftueshme. Kjo është një nga kërkesat kryesor të bankave të cilat nuk besojnë të qytetarët që kanë marrdhënie të sigurta pune por jo të ardhura të larta. Kështu Banka Amerikane e Shqipërisë, është e gatshme të japë kredi për ata persona që kanë të ardhura mbi 650 dollarë në muaj pasi intersi më i vogël mujor është 400 dollarë. Por kështu dhe Pro Credit Bank , kërkon dokumentacionin e nevojshëm që vërteton se ke të ardhura të larta që të mund të përballosh jo vetëm këstin mujor por dhe shpenzimet e tjera mujore. Nivelet aktualisht të larta të interesave , bëjnë që këstet mujore të jenë gjithashtu të larta për pjesën më të madhe të qytetarëve shqiptarë. Pikërisht këtu fillon të çalojë problemi, për një pjesë të mirë të atyre që quhen të pastrehë dhe duan të blejnë një shtëpi, me parat e bankave. Ky lloj “biznesi” nuk është aspak i favorshëm për këtë kategori. Pjesa më e madhe e bankave në tregun bankar sot, pretendojnë që një klient i tyre të ketë të ardhura mujore vetjak mbi 500 mijë lek të vjetra, cka e ul ndjeshëm nivelin e kërkesës për kredi. Cdo individ që ka piketuar një shtëpi në tregun e banesave dhe nuk disponon të gjithë shumën mund ti drejtohet bankës ku mendon se interesi ose kushtet janë më të favorshme. Bankat janë të gatshme të ofrojnë rreth 70 për qind të shumës së shtëpisë në raste tkur shtëpia është e ëprfudnuar dhe ka hipotekë të sigurtë. Në këtë rast bëhet menjëherë hipotekimi i shtëpisë në emër të bankës dhe banka pasi të akordon kredinë bën pagesën e shtëpisë por duke e mbajtur atë me hipotekë deri në momentin kur është shlyer e gjithë kredia. Pasi firmos dokumentat me bankën, je i detyruar të paguash këstin mujor, sipas vlerës së llogaritur. Për disa banka , interesi vjen duke zbritur në varësi të shumës së paguar. Në rast se shtëpia është në ndërtim e sipër dhe nuk ka mundësi të hipotekohet deri sa të përfundojë ndëritmi, bankat kërkojnë si garanci hipotekë të një pasurie të paluajsthsme që mund të jetë në emër të personit që kërkon kredi ose të një tjetri që del garant për të, siç mund të jetë prindi. Garancia në këtë rast duhet të jetë sa 150 për qind e vlerës së shtëpisë, pasi bankat ndihen të pasigurta. Kjo është dhe kredia më e vështirë pasi dokumentacionet e dorëzuara verifikohen mirë dhe të interesuarit për kredi duhet të provojnë se janë të aftë të paguajnë kredinë.
Çfarë është interesi ndërkombëtar
Banka Amerikane është e vetmja bankë që operon në shërbimin e kredisë duke u mbështetur në normën bazë të interesit ndërkombëtar. Kështu banka merr parasysh normat e intersit në tregjet e zhvilluara bankare të cilat janë në fakt shumë më të ulta se në tregun shqiptar. Kështu normat bazë të interesit në valutë në europë lëvizin nga 2 - 4 për qind për shtëpitë. Mbi këtë bazë bëhet dhe llogaritja e intersit mujor duke i shtuar 6 – 7.5 për qind.
Shtëpitë, nga 2005 edhe më vështirë
Buxheti i 2005 ka parashikuar që në fillim të 2006 do të aplikohet TVSH në ndërtim. Kjo do të thotë që kontratat me klientët të bëhen edhe më agresive në cmime duke u bërë thuasje të paarritshme. Por duket se kjo situatë ka filluar të japë ndikime e veta që në 2005. Në janar është ndjerë një rritje e lehtë e çmimit për metër katror. Duket se ky do të jetë viti i fundit, ku mundet të gjesh një shtëpi me cmim disi të arsyeshëm. Kështu kush dëshiron të blejë një shtëpi,është mirë ta bëjë në 2005, sepse më pas fillon një tjetër histori. Nëse deri në fund të 2005 do të paguajnë për çdo metër katror në derën e Bashkisë taksën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, në fillim të 2006 do të paguajë TVSH – në e ndërtimit. Për ndërtuesit zëvëndësimi i dy taksave nuk është kaq i thjeshtë.“ Taksa e regjistrimit të pasurisë ishte e rëndë por TVSH – ja 20 për qind mbi vlerën e ndërtimi, është akoma dhe më e rëndë “ – thotë për “Metropol” Artan Dulaku. Në buxhetin e 2005 është parashikuar që në 2005 do të hiqet taksa e regjistrmit dhe do të aplikohet një TVSH 20 për qind mbi vlerën e ndërtimit.Para një viti uvendos me ligj që cmimi dysheme i ndërtimit të ihste 350 euro metri katror. Mbi këtë vlerë do të llogaritet dhe 20 për qindshi i TVSH – së së banesës.
Makinë me kredi, ja kushtet dhe interesat e bankave
Për të blerë një makinë të re, sot nuk duhet të kesh një valixhe me para me vehte. Madje distributorët e markave më të njohura të makinave, kanë rënë në ujdi me bankat, dhe janë të gatshëm të ofrojnë një makinë të re me kredi, sipas qejfit por dhe mundësisë që ka klienti i tyre. Bankat e kanë përkrahur këtë inisiativë të distributorëve duke përfshirë në listën e shërbimeve të tyre , kredinë për makina. Pothuajse cdo distributor ka bankën e vet me të cilën bashkpunon dhe drejton klientët e vet për tu marrë vesh për kredinë. Banka vë në dispozion parat por nga ana tjetër , fillon një studim të hollësishëm të financave të klientit, dhe pasi bindet se ai ka mundësi financiare të përballojë kredinë, jep parat për blerjen e makinës. Distributorët tashmë janë të gatshëm të shesin dhe sipas kushtit dikush kërkon parapagim 30 për qind të vlerës, dikush 40 por ka dhe pika shitje që pranojnë të shesin vetëm me kredi. Kështu paralelisht me dëshirën për të blerë një makinë, është mirë të dish dhe si lëvizin interesat e kredive, shuma maksimale apo dhe kushtet e kreditimit për makina , në bankat më të njohura. Aktualisht tregu bankar ofron kredi për makina deri në 30 mijë euro por ndërkohë personi që do të marrë shuma të tila dihet të ketë garanci të forta bankare ose të ardhura të larta mujore. Interesat e kredisë për makina variojnë nga 5.5 për qind deri në 15 për qind nga një bankë në tjetrën në varësi dhe të kushteve të kredisë. Një nga kriteret e kredisë është dhe kohë zgjatja që varion nga një bankë në tjetrën por nuk e kalon kufirin e katër vjetshit. Ndërkaq tregu i makinave në Shqipëri, nuk është i përmbledhur vetëm tek distributorët e makinave të reja. Pothuasje në të gjitha qytetet e mëdha të vëndit, ekzistojnë tregjet e makinave të cilat shesin makina të përdorura. Por duke ju refeuar paketës fiskale të këtij viti, që parashikon taksa të rënda për importin e makinës sidomos makinave me vjetërsi mbi 5 vjet, mund të thuhet se interesi për makina të reja është rritur shumë. Shqipëria nuk karakterizohet për një fuqi blerëse të lartë për makinë, dhe pronarët e distributorëve kanë qënë të detyruar të marrin në konsideratë shitjen me këste për të bërë të mundur shtimin e klientëve të tyre. Pothuasje të gjitha vënde e zhvilluara njohin praktikën e shitjes së makinave me kredi dhe interast për të blerë një makinë janë mjaft të favorshme e stimulese. Ndërkohë , bankat edhe pse të gatshme për këtë shërbim, nuk janë në gjëndje të japin kredi me intersa të përballueshme nga të gjithë konsumatorët, duke bërë që vlera e makinës duke i shtuar interesat të rritet edhe më shumë.
Tregjet, si ta blesh një makinë
Në momentin që vendos të blesh një makinë, mund të drejtohesh në tregun e makinave të përdorura ose në distributorët e makinave të reja. Janë rreth 7 pika distributorësh të markave më të njohura që shesin makina në kryeqytet por dhe në disa rrethe të vëndit. Emra të njohur si Volfsvagen, BMV, Pego, Reno apo Honda, janë present në Shqipëri dhe kanë pikat e tyre të shitjes. Nga ana tjetër të gjtha këto makina mund ti gjesh në tregjet e përdorura të cilat janë më shumë në afërsi të porteve ose në periferi të kryeqyteteve. Megjithatë kohët e fundit në kryeqytet ka filluar mania e ngritjes së tregjeve të vogla të makinave nëpër lagje. Kushdo që do të blejë një makinë mund të zgjedhë pikat e shitjes së makinave të reja duke patur dhe obsionin e kredisë. Përgjithësisht me distributorët e makinave të reja punohet duke paguar një pjesë të makinës dhe pjesën tjetër e paguan banka duke të lënë kohë deri katër vjet për të shlyer kredinë. Por jo më pak vlerë ka tregu i makinave të përdorura. Madje nga statistikat rezulton se ky vazhdon të mbetet tegumë ifrekuentuar nga konsumatorët, të cilat kanë më shumë mundësi zgjedhjeje. Në këtë treg je i detyruar të paguash në dorë vlerën e makinës e cila varion nga shifra të ulta 2.5 milion lekë deri në 15 apo 20 milion lekë. Ajo që i ndan dy tregjet është dhe fakti që lekët duhen paguar të gjitha në dorë.
Credins
Interesi vjetor
Dollar 8.5 %
Euro 15 %
Shuma kredisë 5 – 20 mijë euro
Afati i kredisë 1- 3 vjet
Përqindja e kreditimit 65 % të ardhurave neto
Kushti të ardhurave mujore 30 %të ardhrave
Banka Kombëtare Tregtare
Interesi vjetor
Dollar 5.5%
Euro 6.5%
Shuma kredisë 30 mijë dollarë
Afati kredisë 1 – 4 vjet

Kushti të ardhurave mujore 45 % të ardhurave
Pro Credit Bank
Intersi vjetor
Dollar 15 %
Euro 16&
Shuma kredisë 10 mijë euro
Afati 1 – 3 vjet
Përqindja e kreditimit 200% ardhurave neto
Kushti të ardhurave mujore 10 mijë lek frymë
Banka Tregtare Ndërkombëtare
Interesi vjetor
Dollar 9%
Euro 9%
Shuma kredisë 25 mijë dollarë
Afati kredisë 1 –4 vjet
Përqidnja e kreditimit 70 % ardhurave neto
Kushti të ardhurave mujore 3 herë më të larta se kësti
Banka Bashkuar e Shqipërisë
Interesi vjetor
Dollar 7.5 %
Euro 7.5%
Shuma maksimale 25 mijë dollarë
Afati kredisë 1 – 4 vjet
Përqindja kreditimit 70 % ardhurave neto
Kushti të arhdurat mujore 600 dollarë familje
Taksat që do të paguajnë makinat në shtet
Taksën e cdoganimit 1.2 milion – 6 milion
Taksa e importit 220 mijë lek – mijë lek
Taksa e regjistrimit 24 mijë lek
Taksa e qarkullimit 70 mijë lek
Siguracion 87 mijë lek
Kolaudim 12 mijë