E Hënë, 2 Nëntor 2026

Morën peng adoleshenti,pranga tre autorëve

05/02/2005  LAÇ - Tre përsona kanë marrë peng një 16-vjeçar nga lagjja nr.2 e qytetit të Laçit, por kanë përfunduar në pranga vetëm pak kohë pasi i kishin hequr lirinë adoleshentit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit, pengu, Artan Gjoka, është rrëmbyer me dhunë dje nën presionin e një arme tip pistoletë nga shtetasit Ilirjan e Astrit Allamani si dhe Ilirjan Lika. Tre pengmarrësit i janë afruar me një autoveturë tip Benz 240 në afërsi të adoleshnetit dhe, pasi i kanë drejtur pistoletën, e kanë detyruar të ngjitet në makinë dhe së bashku me të kanë rrugëtuar në drejtim të lagjes gjashtë Sanxhak. Ka qenë një telefonatë anonime që ka vënë në alarm policinë, e cila ka dhënë edhe targën e mjetit ku grabitësit kishin futur adoleshentin. Policia shumë shpejtë në rrugë operative ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe pas një operacioni model ka organizuar lirimin e pengut, i cili përveçse ishte kërcënuar për t’u vrarë ishte goditur edhe me qytë pistolete. Burime të policisë Kurbin bëjnë të ditur se marrja peng e Artan Gjokës, ka të bëj me prishje pazaresh me tre pengmarrësit Ilirjan Allamani, Astrit Allamani dhe Ilirjan Likës. Të tre këta përsona, sipas policisë, kanë qenë bashkëpunëtorë në një tjetër vepër penale, ku janë ndarë të pakënaqur mendohet pas ndarjes së të hollave

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›