Gjinushi: “Avantazhet e së majtës për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit”
Kreu i PSD-së: “Shqiptarët nuk do të votojnë për koalicionin e krizës dhe të skandaleve”. Gjinushi: “Partia Social Demokrate do të dalë forca e tretë më e madhe politike”
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, shprehet i bindur në fitoren e koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjinushi shprehet se shqiptarët nuk do të votojnë në këto zgjedhje për qeverinë e krizës dhe të skandaleve, por për koalicionin e majtë, i cili, sipas tij, do të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri. Por Gjinushi tha gjithashtu se koalicioni i PS-së do t’i fitojë zgjedhjet pa ndihmën e votave të LSI-së, ndërkohë që ai deklaroi se në zgjedhjet e 28 qershorit, PSD do të dalë forca e tretë më e madhe politike në vend. Kreu i PSD-së foli gjithashtu edhe për fenomenin e “Dushkut”. Ai tha se nuk ka “Dushk” kur disa parti bashkëpunojnë për hir të fitores së koalicionit, por sipas tij, një fenomen i tillë, pra “Dushku”, ndodh kur deformohet sistemi, kur votat majtas kalojnë djathtas.
A ka nisur Partia Social Demokrate organizimin e strukturave për zgjedhjet e 28 qershorit?
PSD-ja ka nisur punën me kohë. Ne kemi ngritur strukturat në formë qarqesh, duke vlerësuar se kjo është mënyra më e mirë për të koordinuar hapat në zgjedhjet e përgjithshme. Përderisa është në baza proporcionale, koalicioni për ne është një masë pozitive. Tani, me bërjen e sistemit të ri kanë nisur edhe forcat e tjera që ta kopjojnë. Ne e kemi nisur para se të bëhej sistemi dhe po punojmë në dy drejtime: së pari në riorganizim strukturash në kuptimin e konsolidimit të tyre, shtimit të anëtarësisë, rifreskimit veçanërisht të drejtuesve duke pasur për themel nëndegët, sepse nëndegët janë vendi ku merret vota, ku bëhet fushata direkte, ku komunikohet drejtpërdrejt me votuesin dhe ku votuesi e ka më të qartë se çfarë ofron PSD-ja. Përveç kësaj, sigurisht që po mendohet se kush do jenë pikat e forta, kuajt e betejës që quhen, pra kush do të jenë në lista pra kandidaturat kryesore ku s’është patjetër qëllimi bërja deputet e njërit apo e tjetrit, por se si në ekip të fitojmë mandatet që na takojnë në bazë të votës. Është garë në ekip, garë në nivel qarku, ku s’po punuan të gjithë, kuptohet që s’fiton asnjë.
Keni folur për shifra konkrete?
Po, patjetër. Ky është një sistem proporcional ku partitë mjaftojnë që të kalojnë 4-5% dhe marrin aq mandate sa u takojnë. Do të vërtetohet edhe një herë që PSD-ja i ka marrë vendet gjithmonë me votat e saj. Edhe në 2005-n, ku u morën nëpërmjet bashkëpunimit. Bashkëpunimi është një domosdoshmëri sa herë që sistemi e lejon një gjë të tillë, sepse ata telendarët më të mëdhenj të denoncimit të “Dushkut”, ngatërrojnë qëllimisht “Dushkun“ si sistem nga “Dushku”, si përfitim nga të tjerët. Ky sistem nuk ka qenë ndonjë përfitim për PSD-në, por ka qenë një deformim që i dha fitoren së djathtës. Kishim kandidatë të përbashkët, pra ne mblidhnim vota në favor të PS-së, PSD-së apo të ndonjë force tjetër dhe në proporcional merrnim vota për këshilltarë. Pra kryetarët e bashkive e të komunave kanë dalë të gjithë me “Dushk”. Bashkëpunimi nuk është kurrë i pandershëm. E pandershme është të deformosh sistemin. Ndaj në këtë pikëpamje, ne, patjetër, meqë sistemi është proporcional, do marrim aq vende sa na takon dhe do të tregohet edhe një herë që PSD-ja është mbi 5%.
Forcat e majta kanë shprehur shqetësimin për pajisjen e qytetarëve me mjete identifikimi. E shihni këtë zvarritje si tentativë për manipulimin e zgjedhjeve?
Nuk diskutohet që Berisha e ka tmerr pajisjen e qytetarëve me mjete identifikimi. E ka dëshmuar në tërë historinë e zgjedhjeve. Kujtojmë opinionin publik se çfarë bëri në zgjedhjet e 2007-s. Ndonëse rregulli numër një i ndërkombëtarëve ishte identifikimi i rregullt i votuesve, ai bëri të kundërtën. Bëri ç’është e mundur që certifikatat e shpërndara qëllimisht 6 muaj përpara të quheshin të vlefshme. Edhe pas asaj lufte të madhe që më në fund, me ndërhyrjen mjaft të madhe të ndërkombëtarëve u gjet gjoja një zgjidhje se si certifikatat të kontrolloheshin nëpërmjet një mjeti tjetër, gjë që kuptohet, është anormale. Duhet të bësh dokumente të rregullta, jo të tregosh se si kontrollon dokumentet me një dokument tjetër se edhe tjetri mund të manipulohet. Sa herë janë bërë zgjedhje të pjesshme, Berisha i është rikthyer metodës së vjetër, pra certifikatave pa kontroll. KQZ-ja merrte vendime të posaçme. Pas kasaphanës në ’96-n i këshilluan që nuk është nevoja të rrahësh publikisht, nuk është nevoja ta demonstrosh kaq hapur kontrollin ndaj KQZ-së me tre veta me kobure, kryetar, nënkryetar, sekretar, as të shpërndash automatikë militantëve në zona të caktuara. Mund ta bësh pak më butë, t’i bësh të tutë të votojnë nga 2-3 herë. Ju lista keni plot dhe gjysma e votuesve nuk është në Shqipëri, janë emigrantë dhe normalisht ka një hapësirë të madhe manipulative. Berisha e ka tmerr këtë gjë, prandaj nuk i bëri në 2007-n, që ishte e vetmja kërkesë këto katër vjet, prandaj s’i ka bërë as tani që e kishte për detyrë t’i pajiste të gjithë qytetarët. Pajisja me karta identiteti ka qenë edhe për liberalizimin e vizave, edhe për anëtarësimin në NATO. Do të ishte një fitore e madhe si për liberalizimin e vizave për shqiptarët, por edhe për të nga ana elektorale. Po të mos e kishte penguar bërjen e kartave sot do të kishim fituar liberalizimin dhe do ta kishte një letër shumë të fortë për zgjedhjet. Berisha e di shumë mirë se edhe po bëri ndonjë gjë të mirë, përballë bëmave dhe gjëmave nuk mund të fitojë. E vetmja mundësi është manipulimi, por hapësirat janë në mbyllje sepse listat, do apo s’do, janë më të rregullta, kontrolli mbi votat më i madh. Tani jemi anëtarë të NATO-s dhe ajo nuk lejon që në një vend anëtar të saj të vihet në diskutim standardi i votës. Këtu është absurdi shqiptar, kontrasti i madh që një vend anëtar i NATO-s ka kusht zgjedhjet. Gjithë kjo klimë, humbja e thellë në mbështetje që ka pësuar, diskreditimi total i saj, kriza ekonomike, kriza e besimit ka bërë që s’ka jo certifikata, por as zgjedhje të lira për Sali Berishën.
Pse e keni quajtur taktikë të LSI-së ndryshimin e përpjekjeve për t’u afruar në koalicion me PS-në?
Është shumë e qartë se është një taktikë, sepse LSI-ja u nda nga PS-ja në 2005-n. Ajo ndoqi një taktikë tepër të gabuar elektorale në 2005-n, ku insistoi që të humbte në zgjedhje PS-ja dhe pas humbjes mburreshin që në 2005-n ata u bënë shkak për fitoren e Berishës, pa marrë vota hoqën Nanon. Më vonë thoshin se nuk mund të bashkoheshin me Ramën sepse ka nanoistë, megjithatë, kur erdhën zgjedhjet, u duhej ky bashkim sepse s’mund të fitohej asnjë bashki apo komunë pa bashkim. Sapo mbaruan punë i kthyen të gjithë këshillat djathtas, me përjashtim të Beratit. Vazhduan lojën e bllokimit të buxheteve edhe në Tiranë. Vetë Ramën nuk e kanë mbështetur, që e kishim ne si modelin e qeverisjes së suksesshme. Jo vetëm kaq, por qëkur filloi fushata reale, që ka një vit, pra debati për sistemin, LSI-ja nuk u pozicionua vetëm si forcë më vete, por u pozicionua si një forcë kundërshtare. Fushata e saj këtë vit ka qenë një fushatë kundër PS-PD-së duke mos bërë asnjë dallim mes Ramës dhe Berishës. Kjo të kujton zgjedhjet e 2005-s, ku identifikoi Nano-Berishën dhe thoshte të mos fitojë asnjëri, por të fitojmë ne. Edhe tani tërë vitin ka thënë se do të dalim forcë e parë dhe kanë kërkuar që të mos votohet për të majtën. Pra kur ndryshuan? Ndryshuan kur panë testin e sheshit. Sondazhet nuk i besonin dhe bënë një sondazh publik ku thirrën dy mitingje. U pa që shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështet koalicionin PS-PSD. Pra sheh si opozitë reale dhe sheh si përfaqësuese legjitime të së majtës dhe të ndryshimit PS-PSD dhe jo LSI-në. Atëherë, duke parë që votuesit po distancoheshin, nuk duan të gabojnë si në 2005-n ku votoje LSI-në dhe doli Sali, apo të votoje Agrar dhe doli Berishë. Nga kjo u alarmuan dhe duan të ndryshojnë kurs. Dolën në një deklaratë që nuk bind, përkundrazi, tregoi se ka si synim vetëm pushtetin, sepse deklaruan se po fitoi e majta ne do të bashkëqeverisim me të. Ky është tipari i LSI-së, ky është tipari i Xhuvelit, që shkojnë te pushteti si dhia te salia. Ata janë gati të shkojnë edhe me PD-në për pushtetin. Qëllimi i tyre real është humbja e zgjedhjeve të së majtës me qëllim që të dalin dhe të thonë se ne jemi prapë përcaktues. Elektorati do të dijë kush fiton. Nuk ka të votojmë njëherë dhe pastaj të shohim. Në Shqipëri do të votohet ose për të mirën, për ndryshimin, pra të majtën ose do fitojë grupimi i djathtë i së kaluarës, i kthimit mbrapa. Nëse në 2005-n kishte nga ata që nuk besonin se Berisha do të rikthehej mbrapa, tani as të vetët nuk besojnë se ky nuk ka përsëritur 1992-1996-a. Bashkimet për fitore krijohen para zgjedhjeve, bashkimet për të ndarë karriget krijohen mbrapa.
Do të ndryshonit mendim nëse do t’ju duheshin votat e LSI-së për formimin e qeverisë?
Populli do të votojë midis dy alternativave që ofrohen. E djathta, që është alternativë e krizës, e skandaleve nga armët te seksi dhe alternativës që përfaqëson e majta dhe çdo tezë tjetër se do të bashkohen jo mbi bazë të programit, por mbi bazë postesh, kjo i çorienton votuesit. Populli do të votojë për ndryshimet, dhe jo për pazarin.
Sa peshë mendoni se do të ketë renditja e G99-s në rast fitoreje të koalicionit të majtë?
Sistemi është proporcional dhe mblidhen votat. Votat vlejnë njëlloj. Nuk ka t’i marrim njëri-tjetrit, por të dy së bashku të japim. Ky grupim do të dalë i pari. Asnjë parti që do të ishte jashtë këtij koalicioni, aq më tepër që është shpifëse dhe akuzuese, dëmton të majtën, sepse me votën e saj nuk bën të mundur daljen në vend të parë të grupimit vë në dyshim fitoren ose e zbeh fitoren. Pesha e çdo partie do të varet nga votat që merr çdo parti dhe nuk ka ç’të diskutohet për peshën që do të ketë kjo apo ajo parti. Kjo do të varet nga votat në zgjedhje. PSD do të dalë forcë e tretë. Të majtët e kanë kuptuar. Sigurisht, mund të kenë votuar ca më shumë LSI-në, sepse kanë kujtuar se ishin një pjesë e PS-së, pjesë që pas zgjedhjeve do të bashkohej me PS-në. Prandaj edhe LSI-ja hedh tezën e koalicionit paszgjedhor. PSD i ka qëndruar gjithmonë PS-së, nuk ka zhgënjyer për mandatet e marra. Nëse të tjerët deklarojnë luftë ndaj korrupsionit, ne e kemi luftuar atë, ne nuk kemi lejuar të korruptohemi, e kemi luftuar korrupsionin te vetja. PSD është faktor bashkimi, kemi punuar për të majtën e bashkuar, që tani do të thotë qeveri e bashkuar. Duhet të ketë një maxhorancë ku deputetët nuk bëjnë pazare, respektohen mandatet. Këtë LSI-ja nuk e respekton dhe forcat e tjera ku kanë lëvizur dhe kanë besim te PSD-ja.
Intervistoi: Luis Tanushi
7 Prill 2009