Zbulohen bashkëpunëtorët e italianit në trafik heroine
07/01/2005 Prokuroria e Krimev të Rënda siguron dëshmitë kryesore për narkotrafikun Durrës-Itali
TIRANË –Prokuroria e Krimeve të Rënda, zbulon bashkëpunëtorët që ndihmuan italianit nga rajoni i Sardenjës, që u arrestua në datë 29 dhjetor të vitit të shkuar, të trafikonte dy kile heroinë. Burime nga organi i hetimeve, pohuan se ditët e fundit, hetuesit kanë siguruar dëshmi të rëndësishme, për rrjetin e trafikut të drogës mes Durrësit dhe Italisë, si dhe për personat që e organizojnë dhe e kryejnë atë. Katër pako me heroinë, u gjetën të fshehura në serbratorin e makinës së shtetasit italian Lodvico Salis, pas kontrollit të organizuar nga agjentët e antitrafik që kishin filluar survejimin e trafikantit, mëngjesin e datës 29 dhjetor 2004. Që në momentin e parë, për hetuesit ishte e qartë, se një sasi e tillë droge, kurrsesi nuk mund të kishte përfunduar në makinën e italianit, pa kontributin e disa personave të tjerë shqiptarë. Hetimi u shtri në drejtim të zbulimit të bashkëpunëtorëve.
Dëshmitë
Prokuroria nuk dha detaje për dëshmitë që kanë çuar në zbulimin e personave që kanë ndihmuar italinin të gjentë drogën. “Ata janë persona me dijeni për ngjarjen”, thanë hetuesit, duke pohuar se dëshmitarët mbeten të rëndësishëm në këtë fazë të hetimit të çështjes dhe si të tillë, mbeten sekret. Sipas dëshmive, droga është marrë nga italiani, tek disa persona shqiptarë me të cilët besohet se ai kishte disa kohë që e planifikonte trafikun. Zotëruesit e drogës, janë të dyshuar se furnizojnë edhe linja të tjera të narkotrafikut mes Shqipërisë dhe Italisë. Personat që kanë dijeni për rastin, kanë dëshmuar për veprimtarinë e italianit në Shqipëri, qëllimet e ardhjes së tij, takimet dhe shumën e paguar për blerjen e drogës, si dhe destinacionin e saj.
Sipas deklarimeve, italiani ka mbërritur në Shqipëri në datën 24 dhjetor 2004. Ai është takuar me rrjetin e trafikantëve, të cilët janë zbuluar së fundi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Aksioni
Dy orë para se trageti “Flaminia”, i linjës Durrës-Bari, agjentët antidrogë janë urdhëruar të kontrollojnë një makinë tip “Alfa Romeo” me targa CJ 968 BM, pasi në të dyshohej se kishte një sasi droge. Dy orë para se trageti të nises drej Italisë, të fshehura në serbratorin e makinës së dyshimtë, u gjetën katër pako me heroinë. Droga ishte paktetuar me kujdes dhe ishte shpërndarë në katër qese me nga 600 gr, 580 gr, 580 gr, dhe 560 gr, secila. Sipas organit të hetimit, policia shqiptare dhe ajo italiane, ishte vënë në ndjekje të italianit, i cili edhe pse ishte treguar i kujdesshëm, nuk kishte mundur të shpëtonte pa u etiketuar si “i dyshimtë”. Një javë pas arrestimit të tij, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka siguruar me sukses, një tablo të lëvizjes së drogës, dhe përsonave të implikuar në trafikimin e saj. Në duart e hetuesve gjendet edhe pasqyra e aktivitetit të italianit, prej çastit të hyrjes në Shqipëri e deri tek vënia në pranga.
Italianët dhe qeni,
zbuluan drogën
Qeni antidrogë i portit të Durrësit, ka filluar të egërsohet, kur ka futur hundën tek pjesa pranë serbratorit të makinës së italianit, e cila po kalonte në kontrollin portual. Këmbëngulja e qenit, i ka bërë agjentët të dyshojnë se informacionet që kishin marrë, kanë qenë të vertëta, ndaj ata kanë vendosur të hapin serbratorin (mbajtësin e karburantit) të makinës dhe të kontrollojnë përmbajtjen e tij.
Fqinjet, mbikqyrën
aksionin e arrestimit
Para se të nisej për në Shqipëri, Ludvico Salis kishte krijuar dyshim të policia e fheshtë italiane. Agjentët e saj ishin vënë në ndjekje dhe në sruvejim për të mësuar rreth aktivitetit të tij. Besohet se në aksion, ka edhe një kurth italian. Policia e vendit nga vinte i arrestuari, pasi ka marrë informacion të plotë për aktivitetin dhe kontaktet e italianit, ka pritur momentin e kapjes së tij, me drogë. Burime nga porti i Durrësit, thonë se mëngjesin e datës 29 dhjetor kur ndodhi arrestimi, agjentë të policisë sekrete italiane, kanë qenë në sheshin e trageteve dhe kanë vëzhguar aksionin e kapjes së bashkëkombasit të tyre në përpjekje për të trafikuar drogë.