Milo: Shqiperia nuk ka nevoje per mercenare politik
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, ka zhvilluar dje takime ne qytetin e Pogradecit, ku theksoi se Shqiperia nuk ka nevoje me per mercenare politike. "Shqiperia ka nevoje per njerez te ndergjegjshem qe sakrifikojne, Shqiperia nuk ka nevoje me per drejtues dhe qeveritar qe kur shkojne ne zyren e tyre mendojne se cdo te bejne per xhepat e tyre", deklaroi Milo. Sipas tij, Shqiperia ka nevoje qe kryeqeveritari dhe qeveritaret e tyre te mendojne nga mengjesi deri ne darke se cfare u bene sot shqiptareve, sa prodhuan sot per shqiptaret, cfare do bejne neser, qe jeten e shqiptareve ta bejne me te mire. Pikerisht ky duhet te jete shqetesimi i politikes shqiptare, sipas kreut te PDS dhe jo se cfare do te marrin per vete dhe per familjet e tyre. Ne fund te takimit Milo ftoi pogradecaret te votojne partine e tij dhe njeheresh te sjellin me voten e tyre te majten ne pushtet.