E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Do firmosim për referendumin

Partia Social Demokrate mbështet nismën e ndërmarrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim për organizimin e referendumit popullor për rishikimin e ndryshimeve kushtetuese, të miratuara nga Kuvendi më 21 prill.

Në një deklaratë për mediat, kreu i PSD-së, Gjinushi, u shpreh se "do të firmosë kërkesën e bërë nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, duke nisur nga rishikimi i nenit për mënyrën e zgjedhjes së presidentit". Sipas tij, nismës së LSI-së do t'i bashkëngjiten edhe 7 deputetë të kësaj force politike, të cilët edhe mbrëmjen e 21 prillit votuan kundër ndryshimeve kushtetuese në Kuvend. Katër partitë opozitare, LSI, PSD, PAD dhe PDS janë shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese të bëra më 21 prill me votat e dy partive, PD-PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›