Lesi kërkon në Kuvend shkollimin e Nard Ndokës
Kryetari i Lëvizjes Demokristiane, Nikollë Lesi, ka paraqitur dje në Kuvend një kërkesë, ku i drejtohet ministrit të Arsimit, Genc Pollo, për t'i vënë në
dispozion dosjen me materialet e shkollës së mesme dhe të lartë të ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka. Gjatë paradites së djeshme, kreu i LDK-së, ish-kryetar i Partisë Demokristiane të Ndokës, ka protokolluar në Kuvend shkresën, e cila sipas rregullores së këtij institucioni, duhet të marrë përgjigje patjetër brenda tri javëve. Një gjë e tillë parashikohet pikërisht në nenin 94 të Rregullores së Kuvendit, ku thuhet se në rast se deputeti kërkon përgjigje me shkrim, ai i drejtohet anëtarit përkatës të Këshillit të Ministrave, i cili duhet të përgjigjet brenda 3 javëve nga data e marrjes së kërkesës. Ndërkohë në pikën 2 të po këtij neni, saktësohet se në rast se nuk jepet përgjigje brenda kohës së përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, Kryetari i Kuvendit, me kërkesën e pyetësit, përfshin dhënien e përgjigjes si pikë të parë të rendit të ditës të mbledhjes së komisionit të përhershëm, që ka lidhje me objektin e pyetjes. Në kërkesën e protokolluar dje paradite nga Lesi thuhet se, "në zbatim të nenit 94 të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, i kërkoj ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, të më vërë në dispozicion të gjithë dosjen me materialet e shkollës së mesme dhe të lartë të deputetit dhe ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka". Kjo kërkesë e kreut të lëvizjes Demokristiane, Nikollë Lesi, vjen vetëm pak ditë pasi ish-kreu i grupit parlamentar të PDK-së, akuzoi kreun e kësaj partie se nuk ka dëftesë të shkollës së mesme. "Llogariteni në dorë të kujt ka rënë Ministria e Shëndetësisë dhe administrata shqiptare. Arsyeja është se njerëzit nuk dyshojnë se zoti Ndoka mund të ketë mbaruar shkollën e lartë, por nuk ka mbaruar të mesmen. Forcat kristiane nuk kanë përfaqësim dhe po kërkojnë të gjejnë formën e përfaqësimit", u shpreh pak ditë më parë Ujka. Ndërkohë kreu i PDK-së nuk i ka komentuar asnjëherë këto akuza, duke i quajtur si shumë të ulëta.