Gjinushi: E majta do bëjë realitet ëndrrën evropiane
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka vijuar takimet e tij elektorale në Qarkun e Vlorës. Gjatë takimit me banorë të zonave të ndryshme, kreu i PSD-së ju ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 28 qershorit të votojnë alternativën e servirur nga koalicioni i majtë si alternativa më e mirë për ta shpëtuar këtë vend nga varfëria, korrupsioni qeveritar. Gjinushi ka theksuar se gjatë këtyre katër viteve shqiptarët u varfëruan, ndërkohë që familja kryeministrore shtoi zerot në pasurinë e saj. Kreu i PSD-së ka premtuar se së bashku me shqiptarët në katër vitet e ardhshme qeveria e majtë do të bëjë realitet ëndrrën e shqiptarëve për t‘u bërë pjesë e familjes evropiane. Gjatë këtij takimi, Gjinushi prezantoi kandidatët për deputet të Qarkut të Vlorës, që kryesohen nga Kanan Shakaj. Ai siguroi se këto propozime që u ofrohen zgjedhësve janë emra që kanë vlera.