E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Festimi i 8 dhjetorit, një kundërvënie për opozitën

Autori i Lajmit: Redaksia
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi dhe njëkohësisht dhe ish-ministër i Arsimit në dhjetor të vitit 1990 e ka cilësuar festimin e 8 dhjetorit nga mazhoranca si një kundërvënie ndaj opozitës. Gjinushi ka theksuar se 8 dhjetori nuk mund të festohet vetëm nga një parti dhe se Berisha nuk mund ta përvetësojë atë. Ndërkohë ai ka treguar me hollësi edhe për ngjarjet që kanë ndodhur në 8 dhjetor të vitit 1990 për takimet e tij me studentët si negociator dhe pjesëmarrja e tij në takimin me ish-udhëheqësin komunist Ramiz Alia. Ai gjithashtu theksoi se së bashku me studentët dhe me grupin negociator kanë riformuluar kërkesat e studentëve duke shprehur edhe idetë e tyre. Gjithashtu Gjinushi është shprehur edhe në lidhje me rolin e Kryeministrit Berisha në lëvizjen e dhjetorit duke theksuar se roli i tij është i një ndërmjetësi i cili ka ndikuar edhe për të qetësuar studentët. Kreu i PSD-së u shpreh edhe për pozicionin e tij në lëvizjen e dhjetorit 1990 duke theksuar se ka kontribuar në ndryshimin që u bë në Shqipëri.

Ky lajm është publikuar: 09/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›