Letra e Topit: Kemi besim tek vendimi i gjykatës
Autori i Lajmit: Redaksia
Presidenca ka evituar pjesëmarrjen në seancën e zhvilluar dje në Gjykatën Kushtetuese lidhur me caktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Zyra e presidentit nëpërmjet një letre ka sjellë sot ne sallën e Gjykatës Kushtetuese qëndrimin e Presidentit Bamir Topi rreth Paktit me Greqinë. Në letër thuhet se Kreu i Shtetit nuk ka asnjë koment konkret për Marrëveshjen dhe se ka besim në një gjykim të drejtë nga ana e anëtareve të Kushtetueses. Letra në fund ishte firmosur nga vetë Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Mendohet se ekipi negociator duhet të merrte aktin e plotëfuqisë nga Presidenti por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pikërisht për këtë çështje rektori anëtari i Gjykatës Kushtetuese Bledar Zaganjori ka pyetur përfaqësuesin e ministrisë së Jashtme pse mungon ky akt plotëfuqie, por në argumentet e Ledia Hysit, marrëdhëniet e mira me Greqinë janë të mjaftueshme dhe se akti i plotfuqisë nuk përbën kusht. Seanca e sotme është shoqëruar gjithashtu edhe me debate lidhur me vijën ndarëse. “Përsa i përket plotfuqishmërisë ne jemi bazuar në faktin që ne dhe kredia jemi dy vende me marrëdhënie shumë të mira kësisoj në bazë të konventës së Vjenës kur bëhet fjalë për për marrëdhënie të tilla nuk ka nevojë për plotfuqishmëri pasi një vendim i tillë merret për rastet kur kërkohet siguri nga një vend i caktuar. Duke qenë se vetë konventa parashikon një mënyrë tjetër përveç dhënies së plotfuqisë atëherë është zgjidhur mënyra tjetër e negocimit”, - tha ajo.
Ky lajm është publikuar: 09/12/2009