E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Hetimi për Gërdecin, i thellë e i plotë

Edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, i është bashkuar qëndrimit të opozitës për të votuar pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Gjinushi, duke iu referuar çështjes së Gërdecit deklaroi se prokuroria duhet të zhvillojë një proces të thellë, duke mos përjashtuar asnjë nga përgjegjësit. Megjithatë, për kreun e Partisë Socialdemokrate, fajtori real i katastrofës së gërdecit, mbetet Kryeministri Sali Berisha. Por për Gjinushin, qëndrimi i PSD-së është për zbardhjen e hetimit dhe votimi pro heqjes së imunitetit është vetëm hapi i parë, pasi sipas Gjinushit, nuk duhet zhvilluar vetëm një hetim parcial. Deri tani, të gjitha grupet parlamentare, përveç Partisë Republikane, janë deklaruar pro heqjes së imunitetit të Mediut.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›