Meta: Do të votojmë pro heqjes së çdo imuniteti
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se deputetët e kësaj force politike do të ngrenë kartonin e gjelbër për t‘i hequr imunitetin e deputetit, Fatmir Mediut. Meta deklaroi dje për mediat se: "për çdo kërkesë të heqjes së imunitetit, edhe për Ilir Metën, deputetët e LSI do të votojnë për heqjen e imunitetit. Por, në rastin e Gërdecit kryefajtori dhe kryepërgjegjësi është Sali Berisha. Absolutisht, jo vetëm zoti Mediu. Madje, ne kemi thënë që kur është bërë debati për imunitetin, ne të na konsiderojnë pa imunitet fare. Pastaj, çfarë imuniteti mund të ketë një deputet këtu? Çfarë imuniteti mund të ketë kushdo në këtë vend, kur për tri orë, 115 deputetë kapen dhe votojnë me papërgjegjshmërinë më të madhe për të përmbysur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.