Gjinushi: Jo hetim parlamentar
Socialdemokratët dalin kundër idesë së hetimin parlamentar për ngjarjen e Gërdecit. Kryetari i kësaj partie, Skënder Gjinushi, tha se qeveria aktuale nga qeveria e duarve të pastra është kthyer në qeveri të trafikut të armëve. PSD konstaton me keqardhje se në këto afera nuk është implikuar vetëm Kryeministri, por po implikohet tërë shumica parlamentare. "Fabrika e skllevërve në Gërdec nuk ka nevojë për hetim, atë e dëshmojnë 10-tra të shfrytëzuar, kushtet mizerabël të punës në të nuk kanë nevojë për hetim", vlerësoi Gjinushi. Sipas tij çdo hetim parlamentar, apo nga Prokuroria, ka vlerë vetëm pas largimit të qeverisë. "Kjo është çka ka ndodhur tek ne, këto janë faktet e shkeljet e ligjeve shqiptare, kjo është përgjegjësia e inkriminimi i kësaj qeverie", nënvizoi ai.