E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Jo reforma, duhet hequr qeveria

Aleati historik i socialistëve, Skënder Gjinushi, vazhdon të kritikojë lidershipin e partisë kryesore të së majtës. Në një prononcim publik, kreu i Partisë Socialdemokrate deklaroi se opozita absolutisht po tregon se po rri pasive dhe tanimë ky pasivitet nuk mund të lejohet më. “Ajo nuk mund të ndjekë rrugën e gjoja të një qëndrimi konstruktiv”, vlerësoi Gjinushi. Ne, vijoi ai, duhet të bëjmë reforma kur ato ecin dhe ne kemi bërë reformë zgjedhore më shumë se pesë herë dhe ato kanë dështuar. “Prandaj zgjedhjet ngecin, sepse roja i tyre që është qeveria i vjedh ato. Ndaj duhet hequr qeveria”, konstatoi Gjinushi. Socialdemokrati i qëndron idesë se nuk duhet të ketë bashkëpunim me mazhorancën e drejtuar nga Partia Demokratike, pasi janë cenuar bazat e funksionimit të shtetit ligjor. Gjinushi përbën një ndër më kritikët ndaj lidershipit socialist dhe mënyrës sesi po reagon që prej kohës para zgjedhjeve administrative të 8 Majit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›