E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Qeveria dështoi në mbajtjen e premtimeve

Kryetari i Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi nga fshati Bubullimë i rrethit të Lushnjës se, qeveria dhe mazhoranca qeverisëse dështuan në mbajtjen e premtimeve për rritjen e mirëqenies në qytetet dhe fshatrat e vendit. Gjatë një takimi të zhvilluar me qytetarë të fshatit Bubullimë, Ruçi theksoi se qeveria dështoi pasi sot fshatari është më i varfër dhe  Shqipëria sot është më e papunë. Jemi në momentin kur po numërohen minutat e fundit të një pushteti uzurpator, që rrëmbeu votën tuaj në 2005. Të një pushteti gënjeshtar që ka katër vjet që gënjen dhe ushqen popullin me lugë bosh. Të një pushteti grabitës që ka vjedhur xhepat e çdo shqiptari, të pensionistit, infermierit, mësuesit. Të një pushteti që të vret ditën me diell dhe pastaj thërret makinat e funeralit për të të varrosur apo ambulancat për të të dërguar në spital. Është detyrë e një qeverisjeje të bëjë bilancin e saj, është detyrim i opozitës të bëjë bilancin e qeverisjes së një vendi. Po mbi të gjitha këto, është e drejtë solemne e çdo qytetari që në 28 qershor të bëjë bilancin e ditë pas dite të qeverisjes që ka pasur në kurriz, nënvizoi Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›