E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama po nuk pati 71 vota, nuk bëhet kryeministër

Kreu i LSI akuzon qeverinë si të paaftë për të pajisur qytetarët me karta identiteti
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta sfidon hapur kreysocialistin Edi Rama. Në rast se marr 71 deputetë, jam vetë kryeministër, dhe që me 29 qershor filloj punën në këtë pozicion. Nëse Edi Rama merr 71 deputetë, do të jetë ai kryeministër, është shprehur mbrëmë kreu i LSI, në një debat televiziv. Kreu i LSI ishte ftuar në këtë debat televiziv për të shpalosur prioritetet e programit të tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme. I pyetur për ecurinë e procesit të kartave të identitetit, si një proces i rëndësishëm edhe për zgjedhjet,për të hyrë në zgjedhje. Meta e ka konsideruar Shqipërinë si një vend rekord në vendet anëtare të NATO-s, i cili sipas tij nuk mund të arrijë një proces të tillë normal, për të pajisur të gjithë shtetasit e tij me letërnjoftime. Megjithatë, sipas Metës, kjo do të thotë se duhet patur frikë Është një turp, që një vend i NATO-s të mos arrijë të bëjë kartat brenda afatit. Duhet bërë çdo gjë, që kartat të bëhen dhe të merren për zgjedhje. LSI i ka bërë me kohë vërejtjet për kartat. Megjithatë ne nuk jemi palë e krizës së zgjedhjeve, ka vijuar Meta përballë analistëve dhe gazetarëve të mediave të ndryshme, duke marrë edhe përgjegjësinë që nëse do të ftohej nga PD dhe PS për një zgjedhje të këtij procesi, do të ishte i gatshëm tua jepte zgjedhjen që ai mendon. I pyetur më tej për një koalicion të mundshëm me PS, pas zgjedhjeve, Meta ka pohuar faktin se LSI është shprehur e hapur për bashkëpunim me çdo lloj force të majtë, por vetëm duke iu përmbajtur pikave të programit të saj. Megjithatë, sipas Metës, që e majta të fitojë këto zgjedhje, duhet një bashkim i të gjithë faktorëve të saj.
Prioritetet e programit të LSI
Punësimi, Bujqësia dhe Shëndetësia janë 3 prioritetet kryesore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila synon ti vërë në jetë gjatë 4 viteve të ardhshme. Kreu i LSI, Ilir Meta ka shpjeguar mbrëmë në një emision televiziv arsyet përse kjo forcë politike ka përzgjedhur pikërisht këto 3 prioritete të rëndësishme, për ti rimëkëmbur gjatë qeverisjes së tij të ardhshme, të cilën ai synon ta ketë arrijë pas 28 qershorit. Sipas Metës, bujqësi do të thotë punësim, dhe LSI ka hartuar një projekt të veçantë që bujqësia të mbështetet në të gjithë Shqipërinë. Meta theksoi se Shqipëria është në krizë dhe se është e kundërta e asaj që deklaron Berisha. Sipas tij, ekonomia shqiptare kohët e fundit po bëhet shumë pak prodhuese dhe shumë konsumuese, gjë që do të thotë shtim i numrit të të papunëve dhe falimentim për bizneset. Meta ka konsideruar se bujqësia është sektori më delikat dhe në programin e LSI do të kërkohet që të ndërtohet një bujqësi, në mënyrë që në Shqipëri më shumë të eksportohet se të importohet. Meta theksoi se momentalisht produktet bujqësore që hyjnë në Shqipëri kapin shifrën e 598 milionë eurove, ndërsa produktet që eksportohen kapin shifrën e 59 milionë eurove. Kreu i LSI vlerësoi se sot është më mirë të kemi një rrugë më pak, se një bujqësi të coptuar. Ne, duke ndihmuar dhe duke ngritur bujqësinë do të bëjmë të mundur krijimin e 100 mijë vendeve të reja të punës, është shprehur Meta, duke premtuar se LSI do të nxisë investimet që të nxjerrë bujqësinë nga prapambetja dhe krijimin e një bujqësie agroformuese. Më tej, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka premtuar se duke qenë se punësimi është një tjetër prioritet i saj për qeverisjen e ardhshme, do të arrijë të garantojë 100 mijë vende pune, që sipas tij do të thotë zhvillim në peshkim, bujqësi dhe agrokulturë. Objektivi ynë është realist dhe jemi duke folur realisht se sa ne mund të krijojmë. Po të vëmë re në Shqipëri janë punësuar 7500 deri 8000 persona në vit, ndërsa sipas nesh i bie të punësohen 9000 njerëz në vit. Brenda katër vitesh ne do të shpenzojmë 1 miliard dollarë për ndërtimin e të gjithë sektorëve ekonomikë në Shqipëri, ka nënvizuar Meta, sipas të cilit shanset dhe mundësitë më të mëdha për të rritur interesin për punën, mund të arrihen me një program shumë të rëndësishëm prej disa pikash siç janë; suvensionimi, çka garanton marrjen e prodhimit dhe futjen në rrugën e bujqësisë; duke stimuluar ngritjen e një bujqësie bankare. Ne do të simulojmë të gjitha zonat sipas klimës, traditës dhe interesit të tregut për kulturat që prodhohen më mirë, bëri të ditur Meta, gjatë shpjegimit se si do të mund të arrihet punësimi, pika e dytë e fortë e programit qeverisës të LSI. Në të vërtetë, punësimi dhe bujqësia mund të konsiderohen edhe si dy prioritete por që kjo forcë politike i sheh të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. LSI synon që nga vetëm 1.5 miliardë lekë që shkojnë aktualisht në bujqësi, ta çojë këtë shifër në 15 miliardë. Sipas Metës, rruga për tu shkëputur nga politika individuale do të bëhet e mundur vetëm duke arritur që në një zonë të caktuar të prodhohet e njëjta kulturë, sepse kështu mund të kemi rritje dhe krijim fermash.

Last Updated on Wednesday, 03 June 2009 14:09

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›