Gjinushi: Mentaliteti i vjetër i Ramës me politikën e tij të re, sollën humbjen e së majtës

PSD kritikon Ramën për paaftësi lideri në zgjedhjet 2009
Partitë e vogla të majta akuzojnë kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, si shkaktar të humbjes së të majtës në zgjedhjet e 28 qershorit, ku sipas tyre Rama nuk tregoi asnjë aftësi prej lideri në këtë betejë elektorale. Kryetari Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi theksoi se në zgjedhjet që sapo lamë pas humbi e majta sepse nuk kishte drejtues të aftë. Gjinushi deklaroi se njeriu i cili i shkaktoi këtë humbje të rëndë së majtës ishte kryesocialisti Rama. Ai e cilësoi këtë humbje, si një humbje shumë të rëndë për dy arsye kryesore, arsyeja e parë sipas Gjinushit ishte se e majta shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë dhe për katër vitet e ardhshme,ndërsa arsyeja e dytë sipas tij që e bëri këtë humbje akoma dhe më ta madhe, ishte se gara po zhvillohej ndaj një partie shumë të dobët siç ishte Partia Demokratike, e cila kishte mbi vete disa barra të rënda, siç ishte Gërdeci, por dhe mbi të gjitha këto PS dhe e majta nuk arriti të triumfojë përballë kësaj partie, sepse në krye të tyre ishte vendosur një lider si Rama, i cili nuk ka ditur kurrë të ndajë miqtë nga armiqtë, pasi për atë të gjithë janë armiq, dhe të gjithë duhet të jenë nën urdhrat e tij. Rama tregoi qartë se për të nuk ka patur dhe nuk do të kenë kurrë rëndësi interesat e të majtës dhe të votuesve të sa, për të më shumë rëndësi ka për të patur vetëm pushteti, gjë e cila solli dhe humbjen e të majtës në këto zgjedhje, përballë një kundërshtari si Berisha, për të cilin shumica e shqiptarëve votuan që ta hiqnin nga politika, por paaftësia e Ramës dhe egoja e tij bënë që ne ti humbasim këto zgjedhje, tha Gjinushi. Sipas tij, koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" nuk funksionoi, sepse socialistët nuk respektuan aleancën, por dolën në fushatë elektorale si njerëz të etur për pushtet ku nuk njihnin kufij, dhe akuzonin çfarëdo lloj partie dhe individësh të cilët nuk ishin pjesë e Partisë Socialiste. Rama me të tijtë, nuk njohën kufij në fushatën elektorale, ata në çdo miting përveç akuzave në drejtim të Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berisha, filluan që të akuzonin dhe partitë të cilat ishin në të njëjtin koalicion me të, duke u bërë thirrje votuesve shqiptarë që të kos votonin asnjë parti tjetër përveç PS, sepse votat për partitë e tjera ishin votë për Berishën. Por Rama harroi që e majta i ka fituar zgjedhjet gjithmonë e bashkuar, ku një kontribut të madh ka patur dhe Partia Social Demokrate, tha Gjinushi. Ai deklaroi se Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen edhe në rast se lideri i LSI, Ilir Meta, nuk do të kishte pranuar bashkëpunimin me Berishën, vetëm për faktin se kjo do të ishte një fitore shumë e vogël për PS. Ndërsa theksoi se në krye të Partisë Socialiste, është shumë e nevojshme që të vijë një njeri tjetër, i cili duhet të ketë vizionin e një lideri të vërtetë për të bashkuar të majtën, dhe ta përgatisë atë për një opozitë të fortë, si dhe të shmangë çdo surprizë përveç fitores në zgjedhjet që do të zhvillohen pas katër vjetësh. Në krye të Partisë Socialiste është shumë e nevojshme që të vijë një njeri, i cili duhet të jetë shumë i përgatitur dhe që të mos vuaj nga sëmundja për pushtet siç po vuan lideri aktual i saj. Në krye të PS duhet të vijë një njeri i cili duhet të ketë një vizion të qartë për të bashkuar të majtën, dhe për ta çuar atë drejt fitoreve dhe sukseseve në vitet në vazhdim, u shpreh Gjinushi. Ndër të tjera ai theksoi se një tjetër arsye që e majta humbi në këto zgjedhje, ishte dhe zgjedhja që bëri kreu i lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Sipas Gjinushit, bashkëpunimi i Metës me Berishën, tregoi se LSI është një parti pa karakter dhe pa ideale të majta. Sipas tij, kreu i LSI, Meta tregoi me zgjedhjen e bërë se ai është i gatshëm të shitet vetëm për të ardhur në pushtet, dhe jo vetëm që tradhtoi të majtën por mbi të gjitha tradhtoi dhe votuesit e vet të cilët i dhanë votën me qëllimin e vetëm për të rrëzuar Berishën nga qeveria, dhe për të sjellë një frymë të re në qeverisje.
Last Updated on Thursday, 09 July 2009 18:10