Ministri Ruli fushatë privatizimesh për të mbyllur aferat e tij

Ministrat në ikje nxitojnë të mbyllin aferat deri në fund të Gushtit
Ministrat në ikje të qeverisë Berisha megjithëse nuk kanë të drejtë vendimesh, janë duke mbyllur pazaret e tyre të lëna në mes. Një pjesë e ministrave që nuk do të jenë pjesë e konfiguracionit të ri qeverisës po marrin vendime të cilat nuk janë legjitime. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka ndërmarrë një aksion për përmbylljen e aferave të tij. Ministri Ruli ka dhënë urdhër për të privatizuar minierën e Kalimashit si dhe po ndërmerr veprime në shitjen pjesë-pjesë të Albpetrolit, duke favorizuar miqtë dhe partnerët e tij. Gjithashtu ky ministror ka filluar të përgatisë një dhënie masive koncesionesh, me qëllimin e vetëm që të mbyllet gjithë afera brenda muajit Gusht. Gjithashtu një pjesë e ministrave të cilët nuk kanë legjitimitet vazhdojnë të nxitojnë për të mbyllur të gjitha marrëveshjet që kanë lënë në mes gjatë periudhës së fushatës. Ministria e Shëndetësisë, Transporteve, Bujqësisë, Arsimit po nxitojnë ndërohë të mbyllin veprimet me të gjitha licencimet dhe tenderimet, përfitues të të cilave janë miqtë e tyre. Nëse ministria e Ekonomisë ka ndërmarrë një sërë veprimesh që kanë të bëjnë me dhënien me koncesion të miqve dhe shokëve të tyre, ministritë e tjera janë duke nxituar për të mbyllur në kohë rekord dhe e fushatë tenderimet e planifikuara nga buxheti i shtetit. Ministri Olldashi mësohet se ka mbledhur stafin e tij të ngushtë dhe ju ka thënë që duhet të nxitojnë sa më parë me procedurat e tenderimeve pasi duhet që të vilen sa më parë paratë që burojnë nga lidhjet e kontratave, ndërkohë që edhe ministrat e shëndetësisë, bujqësisë dhe arsimit po nxitojnë të lëvrojnë sa më shpejt fondet në mënyrë të tillë që kur të vendoset fati i qeverisë së re, pavarësisht se kush do të jenë ministritë që do preken nga aleanca me LSI, të jenë vjelë paratë nga tenderimet apo licencimet përkatëse. Në aksionin për të mbyllur sa më shpejt procesin e sipërpërmendur, në krye të ministrave që po mbyllin aferat janë ministrat Ruli dhe Olldashi. Ndërkohë që në gjirin e administratës ka filluar një lloj pështjellimi, pasi shumë ministri që i përkisnin aleatëve të dikurshëm do të ristrukturohen në aleancën e re mes PD dhe LSI, aleancë që do të konfigurojë edhe administratën shqiptare.
Last Updated on Thursday, 09 July 2009 18:12