Gjinushi: Nano-Meta sollën Berishën në pushtet
24/06/2009 Qëndrimi për ftesën e LSI-së
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, mbylli fushatën me simpatizantë, mbështetës socialdemokratë në Rrilë-Barbulloi në Qarku Lezhë. Duke u ndalur në ftesën për bashkëpunim të ardhur nga LS-ja, Gjinushi u shpreh se ftesa e LSI-së është një taktikë dëshpëruese, që bëhet nga halli. “Kjo është një lëvizje vetëm për të shpëtuar Metën, i cili, duke e ndier se tashmë votuesit e kanë kuptuar se nuk do të bëjnë më gabimin e 2005-s, që duke votuar Metën, votuan pa dashje për Berishën, pra çuan në humbjen e së majtës, pra që LSI çante votën”. Madje, po në këtë linjë, Gjinushi shtoi se “Nanos dhe Metës mund t’u thuash vetëm një gjë: nëse ata do të kishin këtë vullnet që të mos ndahej e majta, të ishin takuar një javë para më 2005-n, Berisha nuk vinte në pushtet. Sot është vetëm demagogji, një taktikë, sepse nuk ka çfarë bashkon.”