Mediu: Votoni për të ardhmen europiane
24/06/2009 Turi i PR-së
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një takimi elektoral në njësinë zgjedhore numër 48 në Tiranë ka vënë theksin në rëndësinë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Ai e vlerësoi këtë ditë si ditën kur shqiptarët do të votojnë për të ardhmen e tyre europiane. Mediu tha se votat e dhëna në zgjedhjet e vitit 2005 për t’i dhënë qeverisjen mazhorancës aktuale realizuan anëtarësimin e shqipërisë në NATO, ndërsa votat e 28 qershorit për PR-në do të sjellin standardet europiane, që çdo shqiptar i meriton, të cilat do t’i japin një mandat të dytë qeverisës së djathtës për të ardhmen e përbashkët europiane. “Partia Republikane ka qenë me kontributin e saj dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit të djathtë edhe gjatë mandatit të dytë. Do të punojmë pa pushim që ëndrra dhe projekti europian i shqiptarëve të shohë realizim, pasi ky është qëllimi ynë”, - tha kreu i PR-së.