E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Ne do të nxisim punësimin

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, vijoi takimet e tij elektorale në Rrilë të Lezhës. Ai është shoqëruar edhe nga kandidati për deputet i kësaj partie për këtë qark, Mark Përlleshi. Gjatë fjalës së tij, Gjinushi është ndalur te punësimi, duke e specifikuar si një nga prioritetet e programit të PSD-së. Sipas tij, hapja e vendeve të reja të punës do të bëhet nëpërmjet përdorimit më efektiv të investimeve publike e të huaja, nxitjes së investimeve direkte në sektorët e masonerisë, në ndërmarrjet e mesme e të vogla, në industrinë përpunuese e të materialeve të ndërtimit, shtrirjes së shërbimeve, zhvillimit të agro-industrisë, shoqëruar me shumëfishimin e rrjetit të formimit profesional të të rinjve e të të papunëve. Sipas Gjinushit, punësimi ka vetëm dy sekrete: së pari, duhet të nxisësh zhvillimin ekonomik, pra për pasojë të lësh të lirë biznesin që edhe me 10 000 euro të hapë një vend pune, dhe e dyta që bën shteti, është formimi profesional.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›