Gjinushi: Opozita s'fiton sepse Rama është pasiv Rozeta Rapushi
Heshtja e opozites qe pas humbjes se zgjedhjeve nga Edi Rama, po kritikohet ashper se fundmi edhe nga aleatet e selise roze, te cilet jo vetem po e quajne te dobet performancen e Rames, por edhe taktiken e heshtjes te pakuptimte. Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, tha dje se strategjia politike qe po ndjek PS dhe kreu i saj Edi Rama, eshte e dobet dhe e pafrytshme. Madje ai e cilesoi edhe te kote, kembenguljen e se majtes per ndryshimet ne Kushtetute per zgjedhjen e Presidentit. “Kembengulja e Partise Socialiste per te ndryshuar Kushtetuten per zgjedhjen e Presidentit, eshte nje energji e humbur kot. Kriza nuk eshte tek Presidenti as tek ndonje gjykate. Nje opozite qe nuk ka kellqe apo nuk e kryen misionin e saj, nuk afron asnje zgjidhje”, kritikoi ashper Gjinushi. Sipas tij, PSD nuk pajtohet me strategjine e se majtes e cila ne kete periudhe po qendron teresisht pasive. “Heshtja eshte nje taktike e pakuptimte dhe strategjia politike qe po ndjek PS eshte e pafrytshme. Ajo qe po tregon opozita ne menyre te vazhdueshme, eshte se po qendron pasive dhe me kete pasivitet nuk mund te fitohet me”, vijoi qendrimin e tij kritik kreu i PSD-se. Ndaj ai beri te qarte, se partia qe ai drejton nuk mund te pajtohet me nje qendrim te tille, dhe as me faktin se kesaj qeverie nuk ke c’i ben. Madje Gjinushi tha gjithashtu se nuk mund te eksperimentohet me, duke kritikuar keshtu hapur politiken e ndjekur deri me sot nga kreu socialist Edi Rama. Sipas tij, e majta duhet te kete nje strategji te qarte dhe jo te qendroje pasive dhe pa reagime. Ndaj Gjinushi, i beri thirrje se majtes, qe te reagoje ne nje kohe kur ne kete periudhe jane vetem aleatet e saj te cilet tregojne ende se opozita eshte disi aktive. Per kete arsye, ai kerkoi qe e majta te diskutoje per ceshtjet dhe probleme konkrete e te mos kapet pas ceshtjeve si ndryshimi i Kushtetutes se vendit per menyren se si do te zgjidhet Presidenti, pasi kjo ceshtje eshte ende e larget dhe problemet aktuale jane me emergjente. Ne fakt, reagimi i Gjinushit vjen ne nje kohe kur e majta thuajse po pushon. Qe prej humbjes ne zgjedhjet lokale te postit te kryetarit te Bashkise se Tiranes, kreu i opozites Edi Rama nuk eshte shfaqur publikisht as per bashkebisedimet e tij javore me gazetaret. Madje edhe selia roze eshte me e heshtur se kurre ne kete periudhe. Edhe deputetet e opozites thuajse kane hequr dore nga reagimet dhe deklaratat publike. Reagimet e shpeshta mbi situaten aktuale brenda se majtes po vijne nga aleatet e majte, te cilet bejne propozime te shumta si per reformen zgjedhore, por edhe per menyren e sjelljes se opozites.