E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: “PSD-ja, rol të rëndësishëm në fitoren e koalicionit të PS-së në zgjedhje”



Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi, ka shprehur optimizmin për arritjen e fitores së koalicionit të PSD-së me PS-në dhe partitë e tjera në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjinushi tha se ky koalicion do të dalë fitues në zgjedhje, pa pasur nevojën e bashkëpunimit me LSI-në. Këtë deklaratë Gjinushi e mbajti gjatë zhvillimit të punimeve të Konventës Kombëtare të Partisë Social-Demokrate. “Ne vlerësojmë se qershori do të jetë një fitore e madhe, do të jetë një rast për një ndryshim real të politikës në Shqipëri, pasi këto zgjedhje do të bëjnë të mundur largimin dhe ndaljen e kësaj qeverie të mbrapshtë, të dështuar dhe të korruptuar dhe do t’i hapin Shqipërisë një perspektivë të re dhe do t’i afrojnë një alternativë të re të përfaqësuar nga partitë e majta, PSD, PS dhe aleatët tanë. Pra, fitorja, sipas vlerësimit tonë, është e sigurt, është e domosdoshme, është jetike, sepse qeveria aktuale ka dështuar në të gjitha premtimet dhe ka rezultuar më e korruptuara dhe më mashtruesja në gjithë tranzicionin shqiptar të 17 viteve; madje ajo rezultoi edhe më e dështuar se qeveria e ’92-’97-s”, - tha Gjinushi. Ai theksoi se PSD-ja do të ketë një rol të rëndësishëm në arritjen e fitores së koalicionit të PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit.

24 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›