Rama: “Berisha, lavazh truri shqiptarëve me TVSH-në sipas stilit sovjetik”
Kreu i PS-së: “Ekrani antidemokratik i TVSH-së po tallet me shqiptarët”. Rama: “Pas 165 ditësh do të nisim epokën e Televizionit të Qytetarëve”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe pushtetarët e Partisë Demokratike se po abuzojnë dhe po keqpërdorin pasqyrën publike të Televizionit Shtetëror. Rama tha se TVSH-ja është kthyer sërish një vegël e Berishës, si në kohën kur ishte presidenti i vendit. Kreu i PS-së tha se paratë e taksapaguesve shqiptarë po keqpërdoren çdo ditë për të menaxhuar një pronë publike si TVSH-ja, e cila është kthyer një vitrinë për Sali Berishën dhe shpurën e oborrtarëve të tij.
“Dua të nënvizoj me forcë sot se Shqipëria nuk e meriton shfaqjen e turpshme që Televizioni Publik Shqiptar po jep përditë, duke cenuar dinjitetin e këtij vendi me injorancën, servilizmin dhe prapambetjen dëshpëruese. Shqiptarët e shqiptaret nuk e meritojnë këtë ekran publik prej bote të tretë, i cili financohet nga xhepat e tyre dhe, megjithëse kanë kaluar 18 vjet nga rënia e diktaturës, ka mbetur një gërdallë e vjetër komuniste në dispozicion të pushtetarëve të radhës”, - tha kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Propaganda komuniste
Rama e cilësoi të turpshme propagandën që pushtetarët e PD-së po tentojnë të bëjnë me anë të ekranit të Televizionit Shqiptar, duke përdorur stilin sovjetik. “Dua të përcjell sot në çdo shtëpi shqiptare ndjenjën revoltës qytetare për abuzimin e përditshëm të Televizionit Publik Shqiptar ku, njësoj si në kohët e zymta të propagandës komuniste, - madje sot me taksat e të gjithë qytetarëve, - financohet një lavazh truri i stilit sovjetik me parada suksesesh, deklarata arritjesh, telegrame lëvdatash dhe fletë-rrufe fushatash. Të cilat e bëjnë këtë televizion më të turpshmin e më qesharakun e botës së lirë. Ky ekran antidemokratik është një tallje e madhe me njerëzit e këtij vendi”, - tha Rama. Ai e cilësoi TVSH-në si konkurrentin më të pandershëm dhe më të dëmshëm në tregun e informacionit si dhe pasqyrën më besnike të vulgaritetit të politikës së vjetër. Rama i bëri thirrje drejtorit të Përgjithshëm të TVSH-së që të ndërpresë këtë fushatë propaganduese.
Ndryshimi
Kreu i Partisë Socialiste theksoi se Televizioni Publik Shqiptar nuk ka të bëjë me Europën e Bashkuar, nuk ka të bëjë me standardet europiane e me aspiratën europiane të qytetarëve e qytetareve të këtij vendi, nuk ka të bëjë me asgjë që duan e që u duhet shqiptarëve. Rama tha se edhe 165 ditë kanë mbetur nga ndryshimi i madh, nga koha kur do t’i jepet fund Epokës së Televizionit të Pushtetit dhe fillimit të epokës së Televizionit të Qytetarëve. “Ndërsa shqiptarëve e shqiptareve që fyhen e abuzohen përditë nga Televizioni Publik Shqiptar u premtoj se pas 156 ditësh do të marrë fund epoka e Televizionit të Pushtetit dhe do të fillojë epoka e Televizionit të Qytetarëve, do të mbarojë koha e ekranit të paradave të sukseseve qeveritare dhe do të fillojë koha e ekranit të informacionit e të kulturës qytetare, do të pushojë era që fryn nga e shkuara komuniste e Shqipërisë dhe do të nisë të fryjë era e së ardhmes perëndimore të shoqërisë sonë europiane”, - përfundoi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
TVSH: Akuzat e Ramës janë të pabaza
Radiotelevizioni Shqiptar kundërshton deklaratën e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Duke i cilësuar të pabaza akuzat e kryesocialistit, ky institucion mediatik sqaron përmes një e-mail-i shpërndarë mediave se “në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk ka censuruar kryetarin e PS-së apo aktivitet të kësaj force politike”. Duke iu referuar monitorimeve të edicioneve informative përgjatë muajit dhjetor Radio Televizioni Shqiptar sqaron se Partia Demokratike ka zënë 67.88 minuta, ose 13.69 për qind, ndërsa Partia Socialiste ka zënë 67.38 minuta, ose 13.59 për qind, me ndryshim të kohës në total 50 sekonda.
24 Janar 2009