E Diel, 1 Nëntor 2026

Lajla Pernaska dhe Florion Mima zhvillojnë takime në Qytetin Studenti



Kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Lajla Pernaska dhe Florion Mima, zhvilluan takime me banorë të Qytetit Studenti dhe të komunës së Farkës. Banorët falënderuan Partinë Demokratike për investimet në rrugët lidhëse, në lagjet e kësaj zone, furnizimin 24 orë me drita dhe ujë si dhe legalizimin e banesave të tyre. Në bashkëbisedimin me kandidatët e Partisë Demokratike banorët thanë se në këto 4 vite, në Qytetin Studenti dhe në Farkë është investuar në ndërtimin e rrugëve dhe në shërbimet jetike. Kandidatët e PD-së në këtë zonë, Pernaska dhe Mima, thanë së në mandatin e dytë qeverisës do të rriten investimet për të përmirësuar më tej infrastrukturën dhe shërbimet sociale në këto dy zona. Ata falënderuan mbështetësit e Partisë Demokratike duke vlerësuar se Qyteti Studenti ka qenë historikisht pjesë e rëndësishme e historisë politike të PD-së.

15 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›