Ruli në Memaliaj: “Gjatë mandatit të dytë do të zgjidhim problemet me ujin e pijshëm”
Kandidati i PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Genc Ruli, gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Memaliajt u shpreh se gjatë mandatit të dytë qeverisës PD-ja do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit të banorëve me ujë të pijshëm. Më tej, gjatë fjalës së tij, Ruli bëri një bilanc të punës së bërë nga qeveria gjatë katër viteve në pushtet. “Një kujdes i veçantë u tregua për pensionet e fshatit, të cilat u rritën ndjeshëm dhe në mandatin e dytë të kësaj qeverie do të barazohen me ato të qytetit. Ne kërkojmë të shkojmë në Europë dhe sigurisht që do ta arrijmë këtë. Por në Europë s’mund të shkojmë me një qytet të pasur dhe një fshat të varfër. Kjo është arsyeja që ne, nga 6100 km rrugë të realizuara në mbarë vendin, 1600 km i kemi bërë vetëm në fshat”, - iu drejtua Ruli banorëve, të cilët i siguroi se në mandatin e dytë do të zgjidhen përfundimisht edhe problemet me ujin dhe rrugët.
15 Qershor 2009