E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: “Berati do të kthehet në një magnet turistik shqiptar, por dhe me gjerë”



Kandidati i PD-së në qarkun e Beratit, gjatë një takimi elektoral, premtoi se Berati do të kthehet në një magnet turistik jo vetëm për shqiptarët, por edhe më gjerë. Në fjalën e tij Pollo u ndal në bilancin pozitiv të qeverisjes së Partisë Demokratike gjatë këtyre viteve dhe theksoi se edhe i majti më ekstrem e kupton dhe nuk mund të thotë që nuk janë shënuar suksese të dukshme në të gjitha fushat. “Berati i lagjeve autoktone edhe në kohët më të vështira ka votuar për Partinë Demokratike, ndaj ne kërkojmë votën tuaj në nivele të larta, në mënyrë që ta përfaqësojmë Beratin në nivelet më të larta. Ne duhet të vazhdojmë reformat dhe ndryshimet pozitive që kjo maxhorancë ka nisur, në mënyrë që ta kthejmë Beratin në një magnet turistik për Shqipërinë, por edhe më gjerë, duke e kthyer Beratin në qendër të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet boshtit të Jugut, të cilin Partia Socialiste nuk e ka në prioritetet e veta”, - është shprehur Pollo.

15 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›