Meta: Që sot po humbet pavarësia e institucioneve
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i konsideroi ndryshimet kushtetuese si një cenim të rëndë të pavarësisë së institucioneve të pavarura.
Gjatë fjalës së tij dje në Kuvend, Meta shprehu qëndrimin kundër amendimeve të dy partive, PS-PD si pjesë e pazareve të dy kryetarëve të tyre. "Kjo është goditja më e madhe që i jepet të gjitha institucioneve kushtetuese në vend, që janë garant për mbrojtjen e të drejtave themelore të çdo qytetari shqiptar, sepse pozicioni mbipartiak i deritanishëm i presidentit, për shkak të mënyrës së zgjedhjes të caktuar në Kushtetutën e deritanishme, kanë qenë garancia për mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve në këtë vend", tha Meta. Sipas tij, ndryshimet e propozuara nga Edi Rama dhe Sali Berisha, janë ndryshime që godasin Kushtetutën dhe pluralizmin demokratik në Shqipëri. Ajo që do të vijë pas kësaj, do të quhet 'Republikë Berishiane' dhe bëhen në funksion të forcimit të pozitave të kryeministrit dhe në kurriz të institucioneve të tjera". "Sot përmes zhvlerësimit që i bëhet institucionit të presidentit, kemi goditjen më të madhe që i bëhet institucioneve sepse pozicioni mbipartiak i presidentit për shkak të zgjedhjes së tij me 3/5 e garanton këtë", u shpreh Meta. Kreu i LSI-së i konsideroi demagogji premtimet e mëparshme të dy kryetarëve të PD-PS për të zgjedhur presidentin e ardhshëm nga populli. "Ku shkuan premtimet e dy kryetarëve, Rama dhe Berisha, që bënë gjatë zgjedhjes së presidentit aktual, që presidentin e ardhshëm do ta zgjedhim nga populli. Kjo mënyrë zgjedhje e presidentit forcon karakterin partiak të shtetit dhe dobëson karakterin ligjor të shtetit", shtoi Meta. Duke folur për dy partitë e mëdha dhe hartuesit e draftit për ndryshimet kushtetuese, Meta vijoi se, ata që krijuan Dushkun sot kërkojnë ta luftojnë atë. "Mburren me të madhe se do të bëjnë një reformë të hatashme zgjedhore për të eliminuar Dushkun, ata të cilët e pollën Dushkun, duke shkelur Kushtetutën, ata që po i bëjnë këto ndryshime duke blerë deputetët e Dushkut që janë sot këtu, 30 e ca copë në Parlament. Me këto po ndryshohet dhe po hidhet poshtë vullneti i popullit tonë të shprehur përpara '90-ës", u shpreh Meta. Kreu i LSI-së duke shprehur qëndrimin e kësaj partie për sistemin, tha se nuk është kundër sistemit proporcional rajonal. "Nuk jemi kundër proporcionalit rajonal, meqenëse kërkoni, s'kemi qenë as kundër maxhoritarit, sepse edhe maxhoritari i pastër është një sistemi i ndershëm. Ne do të votonim edhe sistemin proporcional rajonal, por në rast se Shqipëria do të ndahej në rajone zgjedhore, me një numër të barabartë zgjedhësish dhe do të ishte, pak a shumë, i njëjti pra, ose në rast se do të kishte një korrektim nacional", tha Meta.