E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Qeveria e Berishës, e paaftë për liberalizimin e vizave në BE

Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi ka vijuar takimet elektorale në tre komuna të qytetit të Lushnjes. Gjatë takimeve të tij me banorët e këtyre zonave, Gjinushi ka akuzuar qeverinë Berisha si të paaftë për të realizuar procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian. Mjafton deklarata e fundit e BE, e cila e thotë prerë që Shqipërisë nuk i hiqen vizat pa i hequr vizën kësaj qeverie. Bashkimi Evropian absolutisht i jep një shuplakë kësaj qeverie duke ja thënë prerë që Shqipëria nuk i plotëson këto kushte për shkak të korrupsionit, për shkak të mungesës së reformave dhe konfliktit institucional, u shpreh Gjinushi para banorëve në 3 komunat e Lushnjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›