Glover: Kartat e identitetit pika më e nxehtë e zgjedhjev të ardhshme

Shefja e misionit të ODIHR:Ja problemet e procesit zgjedhor në Shqipëri
Periudha parazgjedhore në vendin tonë has në vetvete probleme të shumta, të cilat evidentohen jo vetëm nga ndërkombëtarët por edhe nga vet përfaqësuesit politikë, kryesisht opozita. Një shqetësim tepër i diskutuar, për të cilin Partia Socialiste po sulmon mazhorancën me frikën e manipulimit të zgjedhjeve është edhe procesi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, që pritet të jetë edhe pika më e nxehtë e këtyre zgjedhjeve. Por jo vetëm, sepse shqetësim haset edhe në mosdërgimin e listës së zgjedhësve nga vendorët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një tjetër problem me të cilën është përplasur periudha parazgjedhore në vendin tonë ka qenë edhe përfaqësimi me 30% të femrave në listën e kandidatëve për deputet, çështje për të cilën KQZ ktheu listat e dy partive të mëdha PD dhe PS. Shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, Odri Glover është ndalur në disa prej problemeve kyçe që shihen si shqetësuese nga vet ODIHR, i cili mbi të gjitha e kupton faktin se në këto zgjedhje, ka çështje të cilat kanë hapur shumë polemika. Një prej tyre është çështja e identifikimit të zgjedhësve dhe kartave të identitetit, që sipas Glover pritet të jetë pika më e nxehtë e këtyre zgjedhjeve. Nëpërmjet një interviste televizive, shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit, i ka bërë thirrje klasës politike të bëjë çdo përpjekje për të pajisur me karta identiteti të gjithë shtetasit që nuk disponojnë pasaportë. Edhe pse në mënyrë të veçantë kjo është përgjegjësi e qeverisë, sipas saj procesi i aplikimit dhe shpërndarjes së kartave te identitetit duhet të ketë mbështetjen e qytetarëve dhe partive politike. Pavarësisht se e cilëson këtë periudhë tepër të hershme për të bërë komente për procesin e shpërndarjes së kartave të identitetit, ajo shfaqet e bindur se kjo çështje ka hapur polemika në këto zgjedhje. Në këtë drejtim shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR ka siguruar të gjitha palët e interesuara në këtë proces që ODIHR do ta bëjë punën e saj me paanshmëri të plotë, duke e cilësuar një nga arsyet se pse është vlerësuar aq shumë puna e tyre në të gjithë rajonin e OSBE-së për kaq shumë vjet. Ndërsa për fillimin më herët të fushatës nga partitë politike, Glover ka theksuar se Kodi Zgjedhor nuk i ndalon në mënyrë specifike aktivitete të tilla përpara fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Ndër të tjera ajo ka theksuar se është takuar me KQZ-në, me zëvendësministrin Poni, si dhe me një sërë partish politike, ku ka veçuar faktin se anëtarë të skuadrës kanë kontakte të rregullta me KQZ-në dhe me partitë politike. Glover mori detyrën si kryesuese e misionit monitorues ndërkombëtar të zgjedhjeve të 28 qershorit në 8 maj. Pjese e skuadrës së saj janë 26 vëzhgues afatgjatë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që për ditën e zgjedhjeve, për të monitoruar procesin e votimit dhe numërimit të votave, me kërkesë të ODIHR, pritet të vijnë dhe 400 vëzhgues afatshkurtër.
- Pas tre javësh qëndrimi në Shqipëri, çfarë mendoni për situatën ekzistuese parazgjedhore?
Është tepër herët, që të nxjerrim përfundime për situatën parazgjedhore. Ne e kuptojmë që në këto zgjedhje, ka çështje të cilat kanë hapur shumë polemika, e në veçanti çështja e identifikimit të zgjedhësve dhe kartave të identitetit, ose letërnjoftimeve elektronike. Po i ndjekim nga afër zhvillimet. Po bëhen përgatitjet për zgjedhjet dhe fushata duket të ketë filluar, edhe pse periudha e fushatës zyrtare fillon vetëm më 28 maj.
- Pothuajse një muaj përpara zgjedhjeve, çështja kryesore mes partive politike mbetet ajo e kartave të identitetit. A mendoni se është normale që procesi për të vendosur çmimin e tyre të zgjasë kaq shumë, dhe e mendoni se ka rrezik të manipulohet procesi i votimit nëpërmjet këtij dokumenti, siç pretendon opozita?
Në raportet mbi zgjedhjet e mëparshme, OSBE/ODIHR-i bëri disa rekomandime, si për shembull nxjerrjen e një sistemi me anë të të cilit të identifikohen zgjedhësit, por ama një sistem që të mos lejojë abuzime, si edhe një regjistër të gjendjes civile dhe sistemit të adresave, që të jetë funksional dhe i modernizuar. Jemi të kënaqur që shohim, që Kodi i Ri Zgjedhor ka vend për sistemin e regjistrimit të zgjedhësve, një sistem i cili bazohet te regjistrat e modernizuar kombëtare të Gjendjes Civile. Është tepër herët që të bëjmë komente për procesin e shpërndarjes së kartave te identitetit, por e kuptojmë që kjo është çështje që ka hapur polemika në këto zgjedhje
- A mendoni se është normale, që pas 19 vjetësh tranzicioni, asnjë qeveri nuk ka bërë të mundur pajisjen e plotë të të gjithë qytetarëve me karta identiteti? Prodhimi dhe shpërndarja e kartave të identitetit filloi 6 muaj përpara zgjedhjeve, ndërkohë që ishte premtuar që ky proces do të fillonte në 6 muajt e parë të kësaj qeverisjeje. Ju po e ndiqni ecurinë në qendrat e aplikimit? A ka probleme?
Duhen bërë të gjitha përpjekjet që zgjedhësit me të drejtë vote, por pa dokumentet e duhura të identifikimit, të pajisen me karta identiteti në mënyrë që të kenë mundësinë të votojnë më 28 qershor. Kjo është një përgjegjësi e qeverisë në mënyrë të veçantë, por si me të gjitha politikat që kanë të bëjnë me qytetarët, procesi i aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit duhet të ketë mbështetjen e qytetarëve dhe partive politike. Vëzhguesit tanë afatgjatë po e ndjekin procesin në rajon dhe një nga analistët tanë të zgjedhjeve, ka detyrë të veçantë analizimin e regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve. Konkluzionet në lidhje me këtë çështje do të përfshihen me raportet tona të ndërmjetme, si edhe në deklaratën e konkluzioneve paraprake që do të nxjerrim ditën pas zgjedhjeve.
- Megjithëse fushata zgjedhore hapet zyrtarisht sot, udhëheqësit politikë e kanë nisur fushatën. Si ju duket gjuha e përdorur prej tyre?
Ne shohim politikanë dhe parti politike që po bëjnë fushatë. Kodi Zgjedhor nuk i ndalon në mënyrë specifike aktivitete të tilla përpara fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Ekipi ynë po e ndjek fushatën, përfshirë edhe median, për të parë nëse fushata është në linjë jo vetëm me angazhimet e OSBE-së, por edhe me legjislacionin vendas. Në këtë mision vëzhgues të OSBE/ODIHR-it kemi edhe një ekip monitorues, i cili po merret me analizimin e pasqyrimit të fushatës nga media. Ndërsa vëzhguesit afatgjatë do të vëzhgojnë veprimtaritë e fushatës zgjedhore në rajonet përkatëse. Pra, është tepër herët që ne të bëjmë komente për aktivitetet e fushatës dhe gjuhën e përdorur nga politikanët.
- Çfarë ndodhi në Shqipëri në 96-ën dhe cili ishte roli juaj në këtë situatë? Si do ta përshkruanit marrëdhënien tuaj me udhëheqësit politikë të asaj kohe?
Unë isha shefja e misionit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 1996-ës. Për ne është e rëndësishme të mos mendojmë për të kaluarën, viti 1996 ka 13 vjet që ka kaluar, por të shohim zgjedhjet e vitit 2009. Arsyeja pse jemi këtu, është që të kryejmë misionin tonë në mënyrë të paanshme dhe pa paramendime. Vitet e fundit OSBE/ODIHR-i ka pasur marrëdhënie shumë të mira me të gjitha palët e përfshira në zgjedhje.
- Përse këmbëngulët të takonit kryeministrin Berisha dhe ministrin e Jashtëm Lulzim Basha? A keni takuar figura të qeverisë që nga koha e mbërritjes suaj këtu?
Për një shef të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it është e zakonshme që të takojë përfaqësues të lartë të qeverisë në vendin pritës. Zakonisht, kreu i misionit vëzhgues takohet dhe me partitë politike kryesore. Unë jam takuar me KQZ-në, me zëvendësministrin Poni, si dhe me një sërë partish politike. Anëtarë të skuadrës sime kanë kontakte të rregullta me KQZ-në dhe me partitë politike.
- A është më e pjekur klasa politike nga përvoja juaj e fundit në 1996?
Nuk jam e sigurt nëse mund të bëj ndonjë koment për klasën politike shqiptare në tërësi. Por, në lidhje me kuadrin e përgjithshëm zgjedhor, ne kemi vënë re që nga viti 1996 ka pasur ecuri që është arritur hap pas hapi. OSBE/ODIHR-i mund ta bëjë këtë koment, pasi ka një pozicion unik duke qenë se i ka vëzhguar pothuajse të gjit