Gjinushi: Rinia ajka e vendit, jo politikanët e falimentuar
Kreu i Socialdemokrateve Skënder Gjinushi i kujtoi kryeministrit Sali Berisha premtimin e pambajtur te 2005 për statusin e vendin kandidat për ne Bashkimin Europian. Sot ende diskutohet kërkesa për këtë status tha Gjinushi gjate një takimi me të rinjtë e partisë se tij.
"Ai sështë i interesuar nëse marrim apo jo statusin, ai do vetëm të mashtrojë shqiptarët dhe rininë shqiptare duke thënë qe unë aplikova po kërkesa do shqyrtohet me vone sepse i ka hyre uji Bashkimit Evropian. Po ne qofte se BE është mbytur ne ujera te bardha, qeveria e Berishës është mbytur në ujërat e zeza", tha Gjinushi. Gjinushi tha se të rinjtë e Shqipërisë e shohin të ardhmen në emigrim për shkak të kësaj qeverisjeje dhe se këto që kanë mbetur në Shqipëri sot po sakrifikojnë. Këtë deklaratë Gjinushi e bëri gjatë lançimit të djeshëm të platformës së fushatës Unë besoj tek Forca e Rinisë nga Rinia Social Demokrate. Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi në fjalën e tij theksoi se ti shërbesh Rinisë do të thotë ti shërbesh të ardhmes. Ai theksoi se nuk duhet të largohet Rinia, ajka e shoqërisë, viktima e politikës së keqe, por të largojmë politikanët e këqij e të falimentuar në 28 qershor. Ndërsa, kryetari i RSD, Florian Taçi theksoi se RSD synon të sensibilizojmë pjesën më të madhe të bashkëmoshatarëve, duke vendosur vetë për fatet tona për mos ti lënë më në duart e politikanëve të mbrapshtë e të dështuar. Në këtë takim kanë folur e përshëndetur përfaqësues, koordinatorë të RSD dhe Unionit Studentor nga qarqet Shkodër, Fier, Vlorë, Durrës, Tiranë.