Nga tentativë vrasje akuzohet për kanosje
14/05/2005 Togat e zeza të Shkallës së Parë të Gjyqësorit kryeqytetas, deklaruan sot se kishin dëgjuar konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë për akuzën vrasje e mbetur në tentativë, ndaj të pandehurit Astrit Gurakuqi. I akuzuari 25-vjeçar, sipas Prokurorisë, rreth dy vjet më parë, në periferi të Tiranës kishte tentuar të vriste një qytetar për motive të dobëta. Në lidhje me këtë akuzë, Prokuroria kërkoi që i pandehuri të merrte dënimin e drejtësisë për të qëndruar në burg për shtatë vitet e ardhshme të jetës së tij. Gjykata e rrethit gjatë vlerësimit të provave dhe pas dëgjimit të konkluzioneve përfundimtare, edhe nga pala e mbrojtjes së të pandehurit Astrit Gurakuqi, vlerësoi se akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, duhet të lehtësohej në kanosje me armë. Nën akuzën e mbetur ndaj të pandehurit Gurakuqi, si dhe atë të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, togat e zeza vendosën ta dënojnë atë me një vit e gjashtë muaj heqje lirie.