Prifti: LSI garanton statusin e naftëtarit
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti,
me naftëtarë të pushuar nga puna. Gjatë këtij takimi, Prifti premtoi statusin e naftëtarit dhe pagesën e plotë për ish-punonjësit e ARMO-s. "Ka shumë padrejtësi në këtë vend që po i vuan populli mbi kurriz dhe një nga kategoritë që po e vuan shumë këtë paaftësi të qeverisë është pikërisht kjo kategori njerëzish që Sali Berisha i nxjerr nga puna", tha Prifti. Duke folur për resurset e pasurisë nëntokësore që ka kjo zonë, dhe e gjithë Shqipëria, Prifti iu drejtua të pranishmëve duke thënë se "ju, punonjësit e naftës, e dini shumë mirë se çdo të thotë të kesh burimet që kemi ne, por për fat të keq vendi ynë nxjerr me miliona lekë për të sjellë import nga jashtë dhe kjo ndodh si rezultat i abuzimit që bëhet nga personat që shohin vetëm interesat dhe xhepat e tyre. Ndaj, tha ai, tani është koha që t‘i jepet fund këtij abuzimi, t‘u japim fund dhe sorollatjeve të popullit, i cili ka 19 vjet që po i vuan si rezultat i kësaj keqqeverisjeje që primare ka vetëm interesat e saj". Prifti u shpreh se 28 qershori është rasti më i mirë dhe i vetëm për çdo qytetar për të vendosur për fatin e tij, të zgjedhë më të mirën për vete dhe këtë mundësi e jep vetëm LSI-ja.