Milo rikonfirmon aleancën me PS-në
Kongresi i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, konfirmoi dje bashkëpunimin me Partinë Socialiste në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit. Kreu i PDS-së, Paskal Milo, tha se partia që drejton do të jetë pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet e përgjithshme. I pranishëm në punimet e kongresit ishte edhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Ky i fundit, në përshëndetjen e tij drejtuar kongresit, u ndal te procesi i afërt zgjedhor, duke theksuar se ne kemi zgjedhur rrugën më të drejtë, bashkimin e ri të qytetarëve dhe jo pazarin e vjetër të kryetarëve.
"Ne kemi zgjedhur rrugën e ndryshimit të politikës, sepse besojmë që për të ndryshuar Shqipërinë nuk mjafton të ndryshojmë qeverinë, por qeverisjen dhe për të ndryshuar qeverisjen, duhet të ndryshojmë politikën". Ndërsa kryetari i Demokracisë Sociale, Paskal Milo, lëshoi alarmin për parregullsi në zgjedhjet e 28 qershorit dhe akuzoi si cenuesin kryesor të tyre Kryeministrin Berisha. "Kryeministrit në detyrë punon me kapacitetin e jashtëzakonshëm të një instrumenti që prodhon energji negative, për të gjetur modele dhe formula që synon t‘u vjedhë përsëri shqiptarëve vullnetin e tyre politik dhe të mashtrojë partnerët dhe institucionet ndërkombëtare".