Islami: Kartat, vetëm për militantët e PD-së
Vendimi i qeverisë për të dhënë karta identiteti me çmimin 200 lekë është i vlefshëm vetëm për militantët e PD-së. Pjesa tjetër e aplikantëve vijon ta marrë kuponin në postë me çmimin e vjetër. Ky është konstatimi më i ri i vëzhgimit të Partisë Socialiste mbi këtë proces. Sekretari për çështjet zgjedhore në selinë rozë, Kastriot Islami, tha se situata vijon të jetë alarmante dhe problematike, sidomos në bashkitë e vogla dhe në komunat e thella. Socialistët akuzojnë shërbimin postar, njësitë vendore dhe firmën koncesionare si penguesit kryesorë të zbatimit të VKM-së së fundit. "Raste flagrante si ai i Voskopojës, ku militantë të PD-së të rekrutuar në zyrat e postës shpërndajnë kuponë me çmime 200 lekë për militantët e PD-së dhe 1200 lekë për të tjerët, janë jo vetëm pengesa nga paaftësia, por mesa duket edhe nga udhëzime partiake të drejtuesve të lartë të shërbimit postar, të dhëna nën rrogoz për veprime selektive", tha Islami. Zyrtari i lartë i PS-së vuri në dukje se tejet shqetësues mbetet veprimi i punonjësve të shërbimit postar pothuajse kudo, me të gjithë votuesit pa pasaportë që ndodhen jashtë listave të Ministrisë së Brendshme, duke paralajmëruar se ky është një synim i mazhorancës për të lënë jashtë procesit shtetasit pa pashaportë. "Nga analizat tona paraprake kërkohet mesa duket të maskohet qëllimi i lënies jashtë të pajisjes me letërnjoftim përmes pengimit të votuesve të kësaj kategorie", vijoi Islami. Lidhur me firmën koncesionare, Islami vuri në dukje se ka disa raste kur operatorët e firmës koncesionare, të rekrutuar me propozimin e kryetarëve të PD-së së bashki/komunave, krahas mungesës së performacës së nevojshme shfaqin sjellje me pasoja penguese për procesin dhe në jo pak raste edhe me natyrë militante. Sekretari për çështjet zgjedhore mori si rast qytetin e Fierit, që sipas tij implikon firmën koncesionare. "Rreth 5 mijë votues në Fier, që kanë aplikuar që para 4 muajve, rezultojnë të paqartë për fatin e letërnjoftimeve të tyre, dhe askush nuk jep përgjigje se çfarë do të bëhet me pagesën e tyre të kuponëve dhe riaplikimeve", sqaroi deputeti socialist. Islami vuri në dukje se janë 17 njësi vendore në të gjithë vendin, ku nuk janë hapur pikat e aplikimit, por shifra e aplikimit e regjistruar deri më tani është shumë e ulët, deri në 25% të aplikantëve. "Prej tyre, situata duket e pashpresë për të realizuar objektivin e pajisjes së çdo votuesi pa pasaportë me letërnjoftim në njësitë vendore të drejtuara nga PD. Drejtuesit e tyre në shumë raste pengojnë me mënyra të ndryshme zbatimin e VKM dhe votuesit që të aplikojnë. Nuk mungojnë rastet kur veprimi është selektiv", shtoi deputeti i selisë rozë. Sipas tij, në një pjesë të konsiderueshme të njësive vendore VKM nr. 366 për personat që përfitojnë ndihmë ekonomike nuk po zbatohet dhe mungon informacioni publik në lidhje me to. Në emër të Partisë Socialiste, Islami bëri thirrje që qytetarët të shkojnë të aplikojnë për të marrë kartën e identitetit, duke u kujtuar se 200 lekë dhe sakrificat përkatëse janë shumë pak për të hequr Berishën nga pushteti më 28 qershor 2009. "Rikujtoj të gjithë aplikantët se qeveria e PS-së, e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, do t‘jua kthejë 200 lekëshin e kësaj takse të vendosur nga qeveria Berisha", deklaroi ai.
Premtimi
Islami bëri thirrje që qytetarët të shkojnë të aplikojnë për të marrë kartën e identitetit, duke u kujtuar se 200 lekë dhe sakrificat përkatëse janë shumë pak për të hequr Berishën nga pushteti më 28 qershor 2009. "Rikujtoj të gjithë aplikantët se qeveria e PS-së, e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, do t‘jua kthejë 200 lekëshin e kësaj takse të vendosur nga qeveria Berisha", deklaroi ai.
Premtimi
Islami bëri thirrje që qytetarët të shkojnë të aplikojnë për të marrë kartën e identitetit, duke u kujtuar se 200 lekë dhe sakrificat përkatëse janë shumë pak për të hequr Berishën nga pushteti më 28 qershor 2009. "Rikujtoj të gjithë aplikantët se qeveria e PS-së, e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, do t‘jua kthejë 200 lekëshin e kësaj takse të vendosur nga qeveria Berisha", deklaroi ai.