Gjinushi kërkon votën në Kuçovë
16/06/2005 Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka zhvilluar një tur takimesh në zonën e Belshit dhe Kuçovës. Gjinushi i ka kërkuar banorëve të këtyre zonave që të votojnë për kandidatët e së majtës. “Me një të majtë të bashkuar, me një të majtë qeverisëse, me një parti Socialdemokrate të fortë për katër vitet e ardhshme ne garantojmë mirëqenie për qytetarët shqiptarë”. I shoqëruar nga përfaqësues të Partisë Socialiste në këtë rreth, kreu i socialdemokratëve i ka kërkuar elektoratit të tij që të votojnë për kandidatët socialiste në zgjedhjet e 3 korrikut. Në këtë mënyrë e majta do të jetë më e konsoliduar, ka theksuar Gjinushi, për të përballuar etjen e Partisë Demokratike për të ardhur në pushtet. Gjinushi ka theksuar se vetëm me një të majtë të bashkuar do t'i themi ndal rikthimit të vitit 1997, që na kujton Berisha dhe mbështetësit e tij.