E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria e 14 mes 31 vendeve

16/06/2005  Freedom Hause publikon raportin për zhvillimin e demokracisë në vendet e prapambetura

Debatet në PS nuk lejuan që të plotësohen reformat e kërkuara në vend

Në raportin më të fundit të Organizatës Freedom House, theksohet se debati brenda PS-së kanë kufizuar kapacitetet e qeverisë për reformat. Ndërkohë si pasojë e mungesës së këtyre reformave Shqipëria ka vijuar të ketë pikë negative në renditjen e shteteve me demokraci në nivel të ulët.

Raporti

Shqipëria ka marrë pikë negative në renditjen e dhënë nga Freedom Hause, për zhvillimin e demokracisë në vendet prapambetura. Madje në të gjitha studimet e bëra për zhvillimin e, procesit elektoral, shoqërinë civile, pavarësinë e medias, demokracinë në qeverisje dhe qeverisja lokale, Shqipëria ka marrë pikë negative dhe nën mesataren e marra prej 31 vendeve të studiuara. Në përfundim të sondazhit Shqipëria renditet e 14 me 5.25 pikë nga 7 që është minimumi i parashikuar, prej 31 vendeve të përfshira në studim. Freedom Hause përdor njësi matëse nga 1 deri në 7. Shteti që ka më shumë pikë negative renditet si me më pak demokraci. Për procesin elektoral Shqipëria ka marrë 4.25 pikë nga 3.50 që është mesatarja dhe 1.0 pikë larg Rumanisë që është vendi me rezultate më pozitive. Në lidhje me zhvillimin e shoqërisë civile Shqipëria ka marrë 4.25 pikë dhe prej vendeve të ballkanit ka lënë pas bosnjën dhe Jugosllavinë që ka marrë 5.00 pikë. Ndërkohë vendet e ballkanit kanë pasur një renditje të përafërt mbi zhvillimin e mediave, por gjithësesi Shqipëria, renditet me pikët më negative. Kjo vihet re dhe për sistemin gjyqësor, ku veç Jugosllavisë me 5.00 pikë, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Kroacia dhe Maqedonia kanë pikë të përafërta. Pikët me negative Shqipëria i ka kapur për nivelin e korrupsionit, ku vlera maksimale ka qenë 6.00 pikë dhe minimale 5.00 pikë. Mbi këtë në vendet e ballkanit është renditur vetëm Jugosllavia.

Deklarata

Sipas "Freedom House" "Lufta ndërmjet fraksioneve brenda Partisë Socialiste kanë kufizuar vazhdimisht kapacitetet e qeverisë për të frenuar korrupsionin dhe për të kryer reforma të përshpejtuara për integrimin në BE. Organizatat e shoqërisë civile janë shndërruar në një mbështetje popullore për çështje që i përkasin ambjentit dhe deri tek të drejtat e konsumatorit. Për sa i përket gjykatave janë marrë vendime kundër mjeteve të pavarura në një numër të konsiderueshëm rastesh në favor të politikanëve të rëndësishëm. Në gjyqësor vazhdon të mbetet problem influenca e politikës, ku shpesh janë marrë vendime të padrejta në favor të politikanëve. Në zhvillimet e vitit 2004 ka përmirësime për sa i përket të drejtave të shoqërisë civile, por mbeten në vend numëro zgjidhja e problemeve që i përkasin pavarësisë së Medias dhe Gjyqësorit", thuhet në raportin e kësaj organizate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›