Gjinushi në Berat: Kriza mban emrin Berisha
Nga qyteti i Beratit kreu i PSD, Skënder Gjinushi gjatë fjalës së tij në konferencën e 11 të degës të kësaj partie në Berat ka sulmuar sërish Berishën dhe qeverinë e tij. Gjinushi u tha pjesëmarrësve se kriza mban emrin e Berishës dhe qeverisë së tij të korruptuar.
Gjithashtu, gjatë fjalës së tij Gjinushi nuk ka kursyer kritika edhe për kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, duke e akuzuar për ndihmën dhe bashkëpunimin që bënë me Berishën për krizën që e ka mbërthyer vendin. Gjinushi ka deklaruar nisjen e fushatës për zgjedhjet e qershorit, ndërsa ka njohur pjesëmarrësit për programin dhe pozicionin që do të mbaj PSD në këto zgjedhje. Gjinushi nuk ka nguruar të akuzojë Berishën si përgjegjësin kryesor të krizës së gjithanshme që po kalon vendi ynë, krizë e cila sipas tij nuk është pasojë e krizës botërore, por është një krizë që mban emrin e Berishës dhe qeverisë së tij, është një krizë që ka filluar në vitin 2005 me rikthimin e Sali Berishës në pushtet dhe me ministrat e tij të inkriminuar që nga ish Ministri i Transporteve e deri tek ish Ministri i Kulturës. Qeveria e Sali Berishës, pohoi Gjinushi, është një qeveri e dështuar.