E Diel, 1 Nëntor 2026

Melkert: Ndryshimi i Shqipërisë, vërtetohet me anëtarësimin në NATO

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Administrator i Komanduar i PNUD-it, Ad Melkert, konstatoi ndryshimin e Shqipërisë si në planin ndërkombëtar dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve të saj. "Shoh një Shqipëri, që ka ndryshuar shumë, si përsa i takon perceptimit ndërkombëtar, ashtu dhe në drejtim të cilësisë së jetës së qytetarëve", deklaroi Melkert në ditën e parë të punimeve të takimit treditor të Përfaqësuesve Rezidentë të PNUD-t nga rajoni i Evropës dhe Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Sipas zyrtarit të lartë të OKB-së, ky ndryshim i Shqipërisë vërtetohet më së miri me vlerësimin që iu dha në një kohë të paimagjinueshme, nga 26 vendet anëtare të NATO-s për t'iu bashkuar Aleancës dhe ky është një moment historik për çdo vend. Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ad Melkert ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, ku ka zhvilluar takime me autoritetet më të larta të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›