Rama letër emigrantëve të degës së PS në Greqi, Pasok
Kryetari i PS, Edi Rama i ka dërguar një letër emigrantëve të degës së PS në Greqi. Ai iu shprehu mirënjohjen dhe falënderimet shumë të sinqerta për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në rrugën e re që do ti sjellë Shqipërisë ndryshimi që meriton. Sot na ndajnë më pak se njëqind ditë nga zgjedhjet e 28 qershorit ndaj unë ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e bashkimit të ri që do të hapë një faqe të re në historinë e vendit tonë. Më 20 qershor ne do i japim shpresë Shqipërisë që lëngon.
Këtë Shqipëri që sot vuan ne duhet ta shërojmë, u shpreh Rama në letrën e tij. Ai vijoi duke u shprehur se sot më shumë se kurrë ne na duhet një bashkim i ri, një patriotizëm i ri që shkon përtej dasive të politikës së vjetër, një vizion i ri, një vizion që sheh nga e ardhmja, një vizion që është i aftë për ta shndërruar në një shtet modern evropian ku çdo qytetar mund të jetojë i lumtur, i sigurt dhe me dinjitet, ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të përgatitur për sfidat e nesërme ku çdokush ka mundësinë që përmes punës së tij të ndershme të ndërtojë të ardhmen e vendit të tij, një Shqipëri që jeton, ëndërron dhe shpreson. Rama iu tha emigrantëve se janë pjesë e pandashme e kësaj Shqipërie dhe i ftoi të bashkohen me të në këtë përpjekje historike për ndryshuar të ardhmen e atdheut tonë.